Kupa, “molla e ndalueme” për 5 vitet e dominimit të Skënderbeut

Share Button

Skenderbeulogomontazh

Nga Gjergj Vyshka 22.04.2015 15:05

Në një sezon me ecejake dhe ku për herë të parë në 4 vitet e fundit nuk ka qenë dominues, Skënderbeu është sërish aty për të synuar deri në fund të dy trofetë. Kampionët, që kanë qëndruar më pak se rivalët në krye të klasifikimit, nuk duken më skuadra e pathyer dhe diçka të tillë e tregojnë ndeshjet e fundit, sidomos ajo në kampionat me Apoloninë.

Megjithatë formacioni i drejtuar nga Mirel Josa duket të ketë kaluar periudhën e ngërçit dhe në sprintin final të sezonit vjen më i karikuar dhe me besim në arritjen e një rezultati historik. Humbjet në Laç për kampionat dhe në sfidën e parë gjysmëfinale në Kukës duken si një kujtim i largët kjo për paraqitjen e bërë nga kampionët ndaj Partizanit dhe fitorja me Apoloninë që e kanë afruar më shumë me titullin e 5 radhazi.

Por për bardhekuqtë këtë sezon është e rëndësishme të shkojnë deri në fund edhe në kupë, ku kanë një rezultat për të përmbysur. Edhe pse kanë dominuar futbollin shqiptar në 4 sezonet e fundit duhet thënë që në kupë historia për ta ka folur ndryshe, me një finale të humbur ndaj Tiranës dhe më tej me pamundësinë për të provuar shansin në një tjetër finale.

Por ky sezon prandaj është i veçantë dhe pavarësisht se në Korçë kërkojnë të shkruajnë historinë me titullin e 5 kampion radhazi. Që do të thotë se kanë ndërmend të lënë pas dore edhe Kupën, duke qenë se kampionati mbetet gjithnjë i vështirë. Misioni finale nuk është i pamundur, pavarësisht se në sfidën e kthimit duhet një përmbysje diçka që tek Skënderbeu nuk ka ndodhur në vitet e fundit.

Madje historia e dy viteve të fundit ka treguar që Skënderbeu është dorëzuar edhe pas barazimeve të regjistruara në ndeshjet e para. Në fillim Bylis, pas barazimit në Korçë, triumfoi në shtëpi për të kaluar në finalen e 2013. Një vit më parë ishte Flamurtari që surprizoi të gjithë në shtëpinë e “ujqërve me fitoren 0-2, që erdhi pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë në Vlorë.

Por sot historia është ndryshe, pasi Skënderbeu ka ardhur deri këtu me një marsh të admirueshëm golash, 30 të shënuar dhe 5 të pësuar, duke eliminuar Flamurtarin mbajtës të trofeut.

 

Kupa e Shqipërisë

 

Gjysmëfinalet:

 

Ndeshjet e kthimit:

(22 prill 2015)

 

Të mërkurën:

Laçi – Tirana                         ora 15:30       (0-0)

Stadiumi i Laçit

 

Skënderbeu – Kukësi         ora 17:30       (0-1)

Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

(Video) Hidhet shorti i gjysmëfinaleve, takimet luhet në skajet e prillit

(Video) Hidhet shorti i gjysmëfinaleve, takimet luhet në skajet e prillit

AlbanianSport.com 12/03/2024 21:10 ASNN – Kupa e Shqipërisë 2023-2024, hidhet shorti, këto janë

Shorti i gjysmëfinaleve hidhet të martën në mesditë, ndeshjet, në prill

Shorti i gjysmëfinaleve hidhet të martën në mesditë, ndeshjet, në prill

AlbanianSport.com 09/03/2024 22:10 ASNN – Kupa e Shqipërisë 2023-2024, shorti për fazën gjysmëfinale

(Video) Vllaznia, sa shumë mund për të mposhtur Erzeni, shpërthen në fund

(Video) Vllaznia, sa shumë mund për të mposhtur Erzeni, shpërthen në fund

AlbanianSport.com 06/03/2024 21:10 ASNN – Vllaznia shpërthen vetëm në shtesa. Mund Erzenin 6-1, por

Mbyllen çerekfinalet, Egnatia, Kukësi, Tirana & Vllaznia, në gjysmëfinale

Mbyllen çerekfinalet, Egnatia, Kukësi, Tirana & Vllaznia, në gjysmëfinale

AlbanianSport.com 06/03/2024 19:20 ASNN – Egnatia, Kukësi, Tirana dhe Vllaznia janë 4 gjysmëfinalistet

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh