AlbanianSport.com 02.10.2014 16:35
ASNN – Në përgatitje për Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka shpallur edhe 6 sportistët që do të përfitojnë bursat olimpike. Këto bursa janë të vlefshme për periudhën shtator 2014-gusht 2016 dhe kanë si qëllim kryesor mundësimin e kushteve optimale për stërvitjen e sportistëve potencialë për t’u kualifikuar për në Olimpiadën e pas dy viteve.
Sportistët do të përfitojnë një shumë mujore prej 1,000 dollarësh, e cila do të jetë në funksion të një stërvitjeje dhe trajtimi më cilësor. Daniel Godelli, Luiza Gega, Iltjan Nikaj, Osman Hajdari, Anxhela Kashari dhe Ada Demneri janë 6 sportistët e përzgjedhur nga Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar që do të përfitojnë nga projekti i Bursave Olimpike “Rio 2016”.
Në një ceremoni të mbajtur në zyrat e KOKSH-it u shpallën zyrtarisht këta sportistët dhe gjithashtu u bë nënshkrimi i kontratave nga sportistët përfitues, Federatave përkatëse dhe KOKSH. Në fjalën e tij, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, ka kërkuar më tepër mbështetje për sportistët shqiptarë nga të gjithë aktorët, që arrihen rezultatet.
Këto bursa janë të vlefshme për periudhën Shtator 2014 – Gusht 2016 dhe kanë si qëllim kryesor mundësimin e kushteve optimale për stërvitjen e sportistëve potencial për t’u kualifikuar për në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016”. Sportistët do të përfitojnë një shumë mujore prej 1,000 USD e cila do të jetë në funksion të një stërvitjeje dhe trajtimi më cilësor më qëllim që sportistët të kapin normën kualifikuese për Olimpiadë.