Gjergj Vyshka 21.04.2015 10:55
Shqipëria ishte pjesëmarrëse në Kampionatin Ballkanik të Çiklizimit, që u zhvillua në fundjavë në Banja-Luka të Bosnjë-Hercegovinës dhe Eugert Zhupa është shpallur nënkampion Ballkani në garën me kronometër. Zhupa është njëri nga sportistët shqiptarë që do të marrë pjesë në Lojërat e para Olimpike Evropiane, të cilat do të zhvillohen në Bakù të Azerbajxhanit, nga data 12, deri më 28 qershor 2015.
Shqipëria e çiklizmit ka sjellë një tjetër medalje, duke premtuar për një paraqitje të kënaqshme të dyrrotakëve kuqezi edhe në Olimpiadën e parë Evropiane, që do të mbahet në qershor. Skuadra jonë përfaqësuese ishte pjesëmarrëse në Kampionatin Ballkanik të Çiklizimit, që në fundjavë është zhvilluar në Banja-Luka të Bosnje-Hercegovinës.
Dhe Eugert Zhupa është shpallur nënkampion Ballkani në garën me kronometër, teksa ka treguar formën e tij të mirë sportive. Një formë që ai shpreson ta ketë dhe në Lojërat e para Olimpike Evropiane, të cilat do të zhvillohen në Baku të Azerbajxhanit, nga data 12, deri më 28 qershor 2015. Ndërkohë kuqezinjtë janë përfaqësuar në kë veprimtari rajonale dhe nga Iltian Nika, Ridian Kopshti dhe Amarildo Yzeiraj.