Futboll – Femra / Rraklli: Fitore me Greqinë, për prestigj & nisje të mbarë

Share Button

Futboll-Femra-Shorti-Euro-2017

Gjergj Vyshka 21.04.2015 07:55

Hidhet shorti i Eliminatoreve të Kampionatit Evropian 2017. Trajneri: “Jemi një skuadër me më shumë eksperiencë, kërkojmë maksimumin nga çdo ndeshje”. Dje në Nion të Zvicrës, atje ku ndodhen zyrat e Federatës Evropiane të Futbollit, është hedhur shorti i Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të futbollit për femra për 2017-tën. Finalet do të zhvillohen në Holandë, ndërsa janë tetë grupe Eliminatore, atje ku tetë të para kalojnë direkt në finale, së bashku me gjashtë të dytat më të mira. Kurse dy të dytat do të luajnë “play-off” për të caktuar skuadrën e 16-të të Evropianit.

Nga Gjermania ku ndodhet në një seminar të UEFA-s për trajnerët, Altin Rraklli, trajneri i kuqezinjve bën vlerësimin e tij për shortin. Duke qenë se ndeshjet nisin më 22 shtator 2015 me Greqinë në Shqipëri, atëherë kuqezinjtë kërkojnë ta fitojnë atë ndeshje për të pasur një nisje të mbarë të sezonit. Për Rrakllin kombëtarja e femrave ka më shumë eksperiencë se në sezonin e kaluar dhe me ndonjë element të ri garanton për më shumë cilësi në fushë. Pavarësisht se janë kundërshtare të forta, Rraklli ka premtuar që do të kërkojnë maksimumin nga çdo ndeshje.

Ja dhe intervista e tij për Gazetën “Telegraf” të cilën AlbanianSport.com jua sjell këtu.

 

– Dje në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të futbollit të femrave dhe kombëtarja jonë është përballë Francës, Ukrainës, Rumanisë dhe Greqisë. Cili është komenti i parë i juaji si trajner?

– Dihet që të gjitha janë skuadra të një niveli shumë të lartë se sa i joni. Por ne do të përpiqemi të bëjmë ballafaqime shumë më dinjitoze e shumë me serioze në mënyrë që të jemi më mirë se në sezonin e kaluar.

 

– Thuajse një muaj më parë ju keni deklaruar se nuk do të donit t’i kishit të gjitha skuadrat e forta në grupin tuaj. A është ky short më i pranueshëm krahasuar me Eliminatoret e Botërorit, apo sërish “bombë”

– Unë do të thoja që krahasuar me Eliminatoret e sezonit të kaluar, atje ku ne ishim përballë Portugalisë, Holandës, Norvegjisë, Belgjikës e Greqisë, ky short më duket pak më i vështirë se sa edicionin e kaluar. Për hir të së vërtetës duhet të pranojmë se njohim mirë Greqinë, si dhe Francën pak, kurse Ukrainën e Rumaninë aspak.

 

– Përsëri i njëjti objektiv për të lënë Greqinë të fundit në grup?

– Patjetër që po, por si objektiv kryesor është që të marrim maksimumin dhe në ballafaqimet me Rumaninë, pse jo edhe ndaj Ukrainës, ndonëse janë shumë më të fortë se sa ne dhe kanë më shumë eksperiencë në përballjet ndërkombëtare. Megjithatë edhe ne kemi ngritje si skuadër dhe kemi fituar një farë eksperience në këto ndeshje. Nuk mund dhe nuk duhet të jemi si në edicionin e kaluar.

 

– Cila do të jetë sipas jush paraqitja e kombëtares në këto Eliminatore, nisur dhe nga ajo që skuadra ka dhënë në miqësoren e 24 marsit ndaj Luksemburgut?

– Së pari Luksemburgu ishte test miqësore dhe së dyti është një skuadër më e dobët se sa ne. Dhe do të ishte gabim nëse do të merrnim për skuadrën si pikë referimi atë ndeshje miqësore. Tashmë duhet të mendojmë se kemi ndeshje shumë më të forta, të cilat duhet t’i kalojmë me sukses. Kemi një bazë të mirë si kombëtare, por asaj i jashtë shtuar dhe lojtare të reja.

 

– Megjithatë për të ngrohur atmosferën dhe për të pasur më shumë publik në ndeshjet e juaja sa premton kjo kombëtare e femrave për të qenë më shumë se sa dinjitoze?

– Ajo që është kryesorja dhe shumë e sigurt është fakti se skuadra jonë ka eksperiencë krahasuar me edicionin e kaluar. Sigurisht dhe ndonjë element cilësor, që unë i përmenda edhe pas miqësores me Luksemburgun siç janë tre lojtaret që luajnë në Suedi të tilla si Kurbogaj, Merovci e Morina. Të gjitha së bashku do të mund të na rrisin cilësinë si kombëtare. Dhe them se do të jemi më mirë se vitin e kaluar. Ne sigurisht që do të mblidhemi së bashku me sektorin teknik dhe atë të kombëtareve dhe do të dalim me objektiva të caktuara. Por meqë edicionin e nisim më 22 shtator në shtëpi ndaj Greqisë, atëherë duhet ta fillojmë me fitore.

 

Kampionati Evropian

Futboll – Femra

 

Shorti i Eliminatoreve:

 

Grupi 3

 

  1. Francë
  2. Ukrainë
  3. Rumani
  4. Greqi
  5. Shqipëri

 

Bilanci me kundërshtarët:

 

Asnjë ndeshje të luajtur me Francën, Ukrainën dhe Rumaninë

 

Bilanci i ndeshjeve me Greqinë:

 

30 tetor 2013             Shqipëri – Greqi       1-0

17 shtator 2014        Greqi – Shqipëri       4-0

29 gusht 2012          Greqi – Shqipëri       3-0

 

Ndeshje         3

Fitore              1

Barazime       0

Humbje          2

Golaverazhi  1-7

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh