Gjergj Vyshka 20.04.2015 14:35
Tirana-Flamurtari do të jetë finalja për titull “kampion” e futbollit të sallës për edicionin 2014-2015. Gjithçka ka ardhur nga përfundimi i gjysmëfinaleve të “play-off”-it, që janë luajtur dje në Pallatin e Sportit ”Tomorr Sinani” të Elbasanit.
Flamurtari ka fituar 3-1 me Vllazninë, kurse Tirana ka mundur 4-2 KS Ali Demin. Për Tiranën, pesë herë kampionen e Shqipërisë, është një sfidë më vete, sepse do të ketë përballë në finale kampionen në fuqi, Flamurtarin.
Në dy fazat e para, Flamurtari ka fituar në Tiranë 6-3, kurse në Vlorë kanë triumfuar bardheblutë, 5-2. Pa thënë që disa herë janë ndeshur dhe në finalet për titull “kampion” të edicioneve të kaluara.