AlbanianSport.com 19.04.2015 16:15
ASNN – Kapitenia e kampiones së Shqipërisë, Enkeleda Braho, u shpreh entuziaste me mbrojtjen e titullit “kampion”. “Sot rikonfirmohemi kampione të Shqipërisë”, – deklaroi ajo, duke folur për mediat pas ndeshjes.
– Arritëm një fitore totalisht të merituar, duke finalizuar në këtë mënyrë edhe një sezon fantastik, ndërsa nuk pësuam asnjë humbje, – ka vijuar ajo. – Tirana ishte një skuadra më e mirë.”
“Megjithatë, duke parë tre rezultatet e finaleve 3-0, dëshmon se kemi qenë në superioritet ndaj saj, – ka theksuar Braho. – Si çdo ndeshje ka bukurinë e saj, por kurorëzimi kampion të jep të tjera emocione.”
“Këtë trofe ia dedikoj familjes sime, trajnerit, vajzave, familjes Duda dhe të gjithë tifozëve tanë që nuk kanë reshtur përgjatë sezonit së na mbështeturi. Faleminderit të gjithë!” – përfundoi kapitenia e Barletit Volej, Enkeleda Braho.