AlbanianSport.com 19.04.2015 11:15
ASNN – Shoqata Tirana ka nderuar me titullin “Fisnikëria e Tiranës”, trajnerin e mirënjohur të basketbollit, Njazi Lleshi. Pllakatën me titullin, ia dorëzon Njazi Lleshit, Kryetari i Shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj. Të ftuar në këtë ceremoni ishin figura të njohura të sportit dhe basketbollit në vend.
Njazi Lleshi, një ndër ikonat më të shquara të sportit shqiptar është nderuar me titullin “Fisnikëria e Tiranës”. Profesor Njazi njihet nga të gjithë si trajner i basketollit, sidomos për kontributin dhe punën e madhe që ka bërë në klubin “Partizani”. Përveç karrierës si basketbollist, ai ka qenë trajner edhe me ekipet e të rinjve, të Partizanit, meshkuj dhe femra me ekipet e para si dhe trajner i ekipit kombëtar.
Titullin “Fisnikëria e Tiranës”, me motivacionin “për kontributin në zhvillimin e basketbollit në Tiranë”, Njazi Lleshit ia dorëzoi kryetari i shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj. Të ftuar në këtë ceremoni ishin figura të njohura të sportit dhe basketbollit në vend, ish-basketbollistë, trajnerë basketbolli, etj.