AlbanianSport.com 19.04.2015 07:55
ASNN – Shqipëria shpallet fituese e turneut ndërkombëtar “Memorial Vllaznia 2015”. Kuqezinjtë kanë fituar 2 medalje ari dhe 3 medalje argjendi duke zënë kështu edhe vendin e parë. Në këtë turne të rëndësishëm vendin e dytë e fitoi Kazakistani, ndërsa e treta u rendit Gjermania që drejtohet nga shkodrani Artur Drini. Për Shqipërinë, Klevis Vrapi në peshën e lehtë 46-49 kilogramë humbi ndaj Serge Numan të Gjermanisë. Në peshën 56 kilogramë, Krenar Zeneli zhvilloi një ndeshje të një niveli të lartë duke fituar në finale ndaj bullgarit Katin Asenov.
Një ndeshje mjaft të bukur bëri edhe Rexhildo Zeneli, i cili fitoi ndaj Elian Dimitrov të Bullgarisë në peshën 60 kilogramë. Në këtë mënyrë, kuqezinjtë marrin dy medalje ari radhazi. Alban Beqiri edhe pse u përpoq deri në fund, nuk arriti të mposhtte boksierin e Kazakistanit, Sagadat Rakmankulov në peshën 69 kilogramë. Për Shqipërinë, as Aleksandër Ramon në peshën 81 kilogramë nuk mundi të marrë medaljen e arit sepse përballë tij fitoi boksieri italian Simone Fiore.
Në fund, kuqezinjtë fituan si ekip vendin e parë në renditje. Boksieri më i mirë i takoi Shqipërisë, trofe të cilin e mori Rexhildo Zeneli. Boksieri më i mirë teknik u shpall italiani Simone Fiore. Ky triumf i Shqipërisë në memorialin ndërkombëtar që zhvillohet në nder të figurave të shquara të boksit shkodran e shqiptar, të cilët për fatin e keq nuk jetojnë më, rrit vlerat e kësaj kombëtareje në arenën botërore të boksit.
Ndeshjet finale:
Pesha 46-49 kg
Klevis Vrapi (Shqipëri) – Serge Numan (Gjermani) 0-3
Pesha 52 kg
Gabriel Maskunano (Spanjë) – Vinçenco Pikardi (Itali) 1-2
Pesha 56 kg
Katin Asenov (Bullgari) – Krenar Zeneli (Shqipëri) 1-2
Pesha 60 kg
Rexhildo Zeneli (Shqipëri) – Elian Dimitrov (Bullgari) 3-0
Pesha 64 kg
Airin Ismetov (Bullgari) – Almasbek Abilekov (Kazakistan) 2-1
Pesha 69 kg
Alban Beqiri (Shqipëri) – Sagadat Rakmankulov (Kazakistan) 1-2
Pesha 75 kg
Denis Radovan (Gjermani) – Damina Bolekuiua (Spanja) 2-1
Pesha 81 kg
Aleksandër Ramo (Shqipëri) – Simone Fiore (Itali) 0-3
Pesha 91 kg
Armen Xhoxhaj (Kosovë) – Dilan Prasoviç (Mali Zi) TKO (fiton Xhoxhaj)
Pesha +91 kg
Pavel Sokt (R. Çeke) – Kamshibek Kunkabaiev (Kazakistan) TKO
(fiton Kunkabaiev)
Renditja ekipore
- Shqipëri
- Kazakistan
- Gjermani
Boksierët më të mirë:
Rexhildo Zeneli (Shqipëri) boksieri më i mirë i turneut
Simone Fiore (Itali) boksieri më i mirë teknik