Gjergj Vyshka 18.04.2015 11:35
Lorik Cana iu përmbajt deponimeve të fillimit duke rezultuar bindës për panelin. Cana deklaroi se ishte e pamundur që të luhej ajo ndeshje dhe aty gjithçka që mund të mendonin futbollistët shqiptarë ishte për jetën e tyre, pasi ishin seriozisht të kërcënuar . Cana ka shpjeguar se i ka gjetur shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes të dëmtuar fizikisht, por edhe moralisht dhe në atë gjendje ka qenë e pamundur që të mendohej për futbollin.
Cana, veç të tjerash, ka deklaruar se ka qenë e vështirë për futbollistët shqiptarë që të futeshin në dhomat e zhveshjes, pasi në tunel janë goditur nga forcat e sigurisë së stadiumit, ndërkohë që ai vetë ka qenë i kafshuar në dorë nga tifozi që hyri në fushë.