Duka për “Zërin e Amerikës”: Kemi 100% të drejtë të kërkojmë 3 pikët (Video)

Share Button

Armand-Duka-VOA

AlbanianSport.com 17.04.2015 19:55

ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka tha sot për “Zërin e Amerikës” nga Lozana e Zvicrës se ka besim se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv se Shqipëria do t’ia japë fitoren në tavolinë Shqipërisë. “Shqipëria duhet të marrë atë ndeshje në tavolinë, sepse ndeshja nuk është ndërprerë për arsye të ekipit shqiptar, por për arsye të mungesave organizative nga ekipi serb, për arsye të dhunës dhe racizmit të shprehur nga huliganë dhe tifozë në stadium”, – tha Duka.

Ai shtoi se ndeshja duhet të përfundojë me rezultat për Shqipërinë 3-0 dhe të hiqet masa e gjobës “pasi është Federate Serbe përgjegjëse për organizimin e ndeshjes”. Duka tha se beson se vendimi do të dojë ndoshta edhe një muaj që të merret. Federata Shqiptare e Futbollit ka ankimuar ndaj vendimeve të dy instancave disiplinore të UEFA-s lidhur me ndeshjen e 14 tetorit të shkuar mes përfaqësueses së Serbisë dhe Kombëtares së Shqipërisë.

Në Lozanë dëshmuan sot përfaqësues të dy palëve përfshirë kapitenin Lorik Cana, trajnerin e kombëtares Xhovani De Biazi, kapitenin e ekipit serb dhe një përfaqësues të sigurisë të stadiumit të Beogradit. “Dhe nga dëshmitë e sotme është thënës e njëjta gjë, që ekipi shqiptarëve nuk ka refuzuar të rrijë në fushë, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar. – Ekipi shqiptar është dhunuar jo vetëm nga tifozët serbë dhe e ka pasur të pamundur të kthehet në fushën e lojës dhe nga ana tjetër nuk ka pasur asnjë urdhër të qartë nga gjyqtari.”

“Edhe sikur të kishte një urdhër të tillë, ajo lojë nuk mund të vazhdonte sepse kishte rrezik për gjithë futbollistët shqiptarë”, – ka shtuar Duka, i cili tha gjithashtu se beson se vendimi do të dojë ndoshta edhe një muaj që të merret. UEFA i dha fitoren në tavolinë ekipit serb, të cilit, nga ana tjetër ju hoqën tre pikë, ndërsa të dy ekipet u gjobitën me 100 mijë euro. Ndeshja e luajtur në Beograd u ndërpre në minutën e 42 të pjesës së parë, për shkak të hedhjes në fushë nga tifozeria serbe të fishekzjarreve dhe sendeve të forta.

Ndërsa shfaqja e një droni me simbolet kombëtare shqiptare, çoi më pas në akte të dhunshme, ku lojtarët shqiptarë u sulmuan si nga rojet e sigurisë ashtu dhe nga tifozë serbe që zbritën në fushë. Në vijim po ju sjellim intervistën e plotë të Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, dha sot për “Zërin e Amerikës” nga Lozana e Zvicrës.

 

Zeri i Amerikes: Zoti Duka le te bejme nje permbledhje te kerkeses zyrtare, permbajtjes dhe ne c’prova e ka mbeshtetur kerkesen ?

Armand Duka: Qe ne ankimimin e Federates Shqiptare te Futbollit ne Komisionin e Apelit ne UEFA dhe ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportive ne Lozane, ka qene i njejti qellim, qe Shqiperia te arrije te marre 3 piket, sepse ndeshja nuk eshte nderprere per arsye te ekipit shqiptar, por per arsye te dhunes nga huliganet qe ndodheshin ne stadium.

Faktikisht eshte Federata Serbe pergjegjese per organizimin e ndeshjes ndersa pala jone ishte pa spektatore ne Beograd.

 

Zeri i Amerikes: Na e pershkruani pak sesi u zhvillua seanca sot ne Lozane?

Armand Duka: Rreth ores 8:00 te mengjesit ka filluar seanca degjimore me deshmitaret e thirrur nga Federata Shqiptare e Futbollit si dhe nga pala serbe. Deri ne oren 18.00 jane degjuar te gjithe deshmitaret, qe nga kapiteni i ekipit Kombetar Lorik Cana, trajneri Xhani de Biazi , kapiteni i ekipit Serb dhe nje zyrtar i sigurise ne stadiumin e Beogradit. Pyetjet e deshmitareve po behen per te qartesuar te verteten se cfare ka ndodhur realisht ne Beograd. Eshte kohe pushimi dhe trupi gjykues do te marre kohen e vete per vendimin.

 

Zeri i Amerikes: Zoti Duka sa gjasa ka qe kerkesa e Shqiperise te njihet dhe a ka precedente te rrezimit nga ana e kesaj gjykate te vendimeve te UEFA-s?

Armand Duka: Eshte nje gje qe e kemi perseritur duke thene qe kemi 100 % te drejte, dhe nuk kemi refuzuar as per te luajtur as per te hyre ne fushe, nje pjese e lojtareve jane dhunuar nga forcat e sigurise dhe tifozet serb, nuk ka pasur asnje urdher nga arbitri I ndeshjes per ta vazhduar kete, por ajo ndeshje nuk ishte ne kushte per tu luajtuar.

 

Zeri i Amerikes: Zoti Duka, shkurtimisht kur pritet qe te dale vendimi?

Armand Duka: Une besoj qe do te marri kohe, pasi nuk na eshte thene nje gje e qarte nga drejtuesit e seances.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh