AlbanianSport.com 16.04.2015 21:15
ASNN – Në mbledhjen e radhës, të mbajtur sot, Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka gjobitur me të njëjtën shumë lekësh disa klube të Kategorisë Superiore.
Është fjala për Laçin, Tiranën, Vllazninë e Kukësit, të cilat për sjellje të gabuar të tifozerisë dhe hedhje të sendeve të forta, apo plasëse në fushën e lojës, janë gjobitur me 50.000 lekë të rinj.
Është pezulluar dy javë Gëzim Qyli, ndërsa më pas nuk kanë shpëtuar nga dënimet ekipet e Kategorisë së Parë, të Dytë dhe të rinj. Madje më rëndë e ka pësuar Shënkolli, që për goditje të gjyqtarit janë dënuar me 18 ndeshje pezullim Armando Loka.
Ndërsa, me 14 muaj pezullim Elvis Deda, 4 javë Emirjon Mirdita, si dhe kanë humbur 3-0 ndeshjen ndaj Vorës në tavolinë. Ja dhe procesverbali i plotë i mbledhjes së sotme të Komisionit të Disiplinës:
FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT
KOMISIONI I DISIPLINES
PROCESVERBAL
I mbajtur sot me date 16 Prill 2015, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenin 78 te KDS.
VENDOSI:
1.KF “Laci”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre dhe hedhje te sendeve plasese, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/2 te KDS.
2.Zyrtari i KF “Skenderbeu”, Gezim Qyli, per ofendim ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
3.KF “Vllaznia”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre dhe hedhje te sendeve plasese ne fushen e lojes, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/2 te KDS.
4.KF “Tirana”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre dhe hedhje te sendeve plasese ne fushen e lojes, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/2 te KDS.
5.KF “Kukesi”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre dhe hedhje te sendeve plasese ne fushen e lojes, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/2 te KDS.
6.KF “Partizani”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre dhe hedhje te sendeve plasese ne fushen e lojes, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke dhe zhdemtimin e demeve te shkaktuara ne stadium, bazuar ne nenin 66/2 te KDS.
7.Lojtari i KF “Kamza”, Erisotel Koleci, per goditje me koke ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
8.KF “Sopoti”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre dhe hedhje te sendeve plasese ne fushen e lojes, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenet 66/2 dhe 136/1.a te KDS.
9.Lojtari i KF “Tomori “, Gelando Shravaolli, per goditje me shkelm nga lojtarit kundershtar, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.b te KDS.
10.Zyrtari i KF “Bylis”, Adrian Balla, per provokim ndaj publikut te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar nenin 53 te KDS.
11.Lojtari i KF “Dinamos” , Bazjon Tragaj, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 1 (nje) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
12.Lojtari i KF “Dinamo”, Erald Turdiu, per loje te rende ndaj lojtarit kundershtarit, denohet me 1 (nje) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.b te KDS.
13.KF “Shenkolli”, per deshtim ne permbushje te pergjegjesive, humbet ndeshjen me KF “Vora” ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenet 65/2 dhe 65/4 te KDS.
14.Zyrtari i KF “Shenkolli”, Armando Loka, per goditje ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 18 (tetembedhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.b te KDS.
15.Lojtari i KF “Shenkolli”, Elvis Deda, per goditje ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 14 (katermbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.b te KDS.
16.Lojtari i KF “Shenkolli”, Emirjon Mirdita, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.
17.Zyrtari i KF “Olimpiku”, Klevis Fucia, per protesta dhe ofendim ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne 56/1.a te KDS.
18.Lojtari i KF “Gramozi”, Muharej Rumani, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
19.Lojtari i KF “Permeti”, Emiljan Mihali, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
20.Tranjeri i KS Vlora U-19, Sherif Idrizaj, per protesta me gjeste ofenduese, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
21.Lojtari i KF “Luftetari” U -19, Albano Halilaj dhe lojtari i KF “Albpetrol” U-19, Romario Bakiu, denohen secili me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
22.KF “Beslidhja” U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Internacional” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
23.KF “Shkodres” U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Termi” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
24.Ekipi i “Tirana As” Femra, per deshtim ne permbushje te pergjegjesive, humbet ndeshjen me ekipin “Kinostudio” femra , ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenet 65/2 dhe 65/4 te KDS.
25.KF “Shkendia Tr”, per terheqje nga kampionati i Kategorise se Trete, humbet ndeshjet e mbetura te sezonit 2014/2015 me rezultatin 3 me 0 me ekipet respektive, bazuar ne 31 te KDS.
26.Shyqyrtimi i ankimit te KF “Rubiku”, shtyhet per mbledhjen e ardhshme te KDS.
Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.