AlbanianSport.com 01.10.2014 22:05
ASNN – Nuk ka pasur pothuajse asnjë surprizë në turin e parë të Kupës së Shqipërisë, pasi të gjitha ekipet e mëdha kanë arritur të hipotekojnë kualifikimin që pas ndeshjeve të para duke regjistruar fitore të thella, ndërsa pjesa tjetër e ekipeve e ka bërë të qartë se nuk iu intereson fare kjo veprimtari dhe pjesëmarrjen e bëjnë sa për sy e faqe. Përjashtim ka bërë Flamurtari që nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë Kamzës, në ndeshjen e parë të luajtur në fushën e kësaj të fundit.
Gjithsesi, çështja e kualifikimit pritet të jetë vetëm një formalitet për Flamurtarin që do ta presë Kamzën në Vlorë për të zhvilluar ndeshjen e kthimit. Në kryeqytet, 13-herë fituesja e Kupës së Shqipërisë, Dinamo, u shpërfytyrua nga Apolonia. 0-4 në favor të skuadrës fierake ishte rezultati përfundimtar i kësaj sfide me formacionin e trajnerit Elidon Demiraj që tashmë e sheh veten me një këmbë në raundin tjetër. Fitoren më të thellë në këtë raund të parë e arriti Skënderbeu që në stadiumin “Besa” të Kavajës shpartalloi me rezultatin 10-1 Himarën e Kategorisë së Dytë.
Ribaj dhe nigeriani Piter Olajinka me nga një dygolësh ishin përcaktues në këtë sfidë. Për formacionin e Mirel Josës gjeti rrugën e rrjetës edhe sulmuesi brazilian Diego Martins. Edhe Partizani ja doli të hidhte një hap të sigurt drejt kualifikimit pasi mposhti në Fushë-Krujë 3-0 Ilirinë me golat e Muskës, Mustafës dhe Osmanaj. Me të njëjtat shifra si të kuqtë fituan edhe kushërinjtë e tyre kryeqytetas. Tirana iu imponua me shifrat 3-0 Sopotit vendas falë dy golave të kroatit Busic dhe rrjetës së të riut Halili.
Të lehtë e pati edhe Kukësi që mposhti 1-4 në fushë të huaj Vorën. Për nënkampionët golat u shënuan nga Allmuça, Pejiç 2 herë dhe Lushtaku. Një fitore me peshë arriti edhe Vllaznia që mposhti 0-2 Mamurrasin falë finalizimeve të sulmuesit italian Kiofi dhe autogolit të Tushes. Fituesja e Kupës së Shqipërisë në 2013-n, Laçi fitoi 2-0 në fushë të huaj përballë Naftëtarit ndërsa me të njëjtin rezultat kaloi edhe Teuta Besëlidhjen në Lezhë. Skuadra që mban vendin e fundit në këtë edicion të Kategorisë Superiore, Elbasani, barazoi në derbi me Shkumbinin 2-2.
KUPA E SHQIPËRISË
Turi i parë
Ndeshjet e para:
Grupi A
HIMARA – SKËNDERBEU 1-10
Shënues: Kacanaj 85′ (11-m.) / Abazi 2′, 47′,
Lulaj 9′, Berisha 22′, Kame 32′, Martins 51′,
Olajnka 54′, 60′, Ribaj 73′, 88′
Gjyqtarë: E. Halo, P. Puto, G. Bimi
NAFTËTARI – LAÇI 0-2
Shënues: Xhejms 23′, Sefa 70′
Gjyqtarë: A. Kamberaj, E. Pashaj, N. Rrapaj
ILIRIA FUSHË-KRUJË – PARTIZANI 0-3
Shënues: Muskaj 58′, Mustafa 60′, Osmanaj 87′
Gjyqtarë: H. Llapra, R. Malaj, E. Pulaj
KAMZA – FLAMURTARI 0-0
Gjyqtarë: K. Shahini, H. Lisaku, A. Demiraku
VELEÇIKU – BESA 0-0
Gjyqtarë: B. Kaimi, E. Shehu, E. Morina
BURRELI – LUSHNJA 0-1
Shënues: Allkanjari 58′
Gjyqtarë: I. Myrtja, M. Dervishi, Gj. Bori
SHKUMBINI – ELBASANI 2-2
Shënues: Kuçi 30′, 38′ / Dalipi 35′, Lamçja 42′
Gjyqtarë: M. Dyrmishi, M. Qose, A. Konomi
TOMORI – TËRBUNI 1-2
Shënues: G. Arbri 7′ / Agastra 66′(11-m.), Greca 90’+3′
Gjyqtarë: K. Cjapi, O. Grabova, E. Begaj
Grupi B
VORA – KUKËSI 1-4
Golat: Bleta 28′/ Allmuça 48′, Pejiç 54′,
Lushtaku 65′, Hysa 85′
Gjyqtarë: A. Stolaj, B. Mesi, R. Zaimi
BESËLIDHJA – TEUTA 0-2
Shënues: Ulluri 27′, Baci 29′ (a.g.)
Gjyqtarë: B. Ziri, E. Veseli, Sh. Ziri
SOPOTI – TIRANA 0-3
Shënues: Bushiç 31′, 83′, Halili 90’+2
Gjyqtarë: O. Sokoli, F. Mata, E. Potomi
MAMURRASI – VLLAZNIA 0-2
Shënues: Kiofi 1′, Tushe 90′ (a.g.)
Gjyqtarë: A. Beqiri, A. Shkreta, D. Tomorri
ADA VELIPOJË – KASTRIOTI 1-1
Shënues: Hoxha 37′ / Caca 74′(11-m.)
Gjyqtarë: K. Prenga, E. Cuni, E. Burgu
LUFTËTARI – BYLISI 2-1
Shënues: Qejvani 60′, Nelaj 84′ (11-m.) / Dervishi 50′
Gjyqtarë: S. Greca, E. Malo, E. Prifti
DINAMO – APOLONIA 0-4
Shënues: Mitraj 22′, Erkoçeviç 37′, Rajkoviç 38′, 50′
Gjyqtarë: E. Hamiti, P. Simoni, R. Mersini
POGRADECI – BUTRINTI 2-0
Shënues: Laçka 23′ (11-m.), 69′
Gjyqtarë: F. Xhemalaj, E. Sinanaj, E. Gjoni