Gjergj Vyshka 16.04.2015 16:15
Portieri i Kombëtares kuqezi dhe i Lacios, Etrit Berisha, dhe paraqitjet e tij janëcilësuar se një ndër tre paraqitjet më spektakolare të javës së 30-të të Serisë A të kampionatit italian të futbollit.
Së bashku me të janë dhe Samir Handanoviç i Lacios dhe Antonio Mirante i Parmës. Në fakt, Berisha është titullar i Lacios në kampionat dhe për shkak se është dëmtuar Marketi.
I tillë ai do të jetë dhe në ndeshjen ndaj kryesuesve të Juves, atje ku ka premtuar një tjetër spektakël dhe fitore nga skuadra e trajnerit Pioli.