Kreu i IOC-së, Tomas Bah, nis nesër vizitën historike dyditore në Kosovë

Share Button

Tomas-Bah-Kosova

AlbanianSport.com 16.04.2015 15:25

ASNN – Kanë kaluar plot 31 vite prej se një president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka vizituar Ballkanin. Ishte viti 1984 dhe Lojërat Olimpike në Sarajevë, kur ish- kryetari, Huan Antonio Samaranç kishte vizituar kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës. Më shumë se tre dhjetëvjeçarë më vonë, presidenti aktual i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, do të mbërrijë në Kosovë për të vizituar anëtarin më të ri të familjes olimpike ndërkombëtare

Kështu kanë raportuar sot mediat e Prishtinës, të cilat kanë cituar Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, i cili, në një konferencë për shtyp të dhënë sot, ka bërë të ditur se kryetari i KON-it së bashku me një delegacion të gjerë, do të jetë në Kosovë, të premten dhe të shtunën. Me këtë rast, delegacioni i IOC-së do të njihet nga afër me KOK-un, me sportistët kosovarë, infrastrukturën sportive, si dhe me zyrtarët më të lartë të institucioneve të Kosovës, duke filluar nga kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa dhe Ministri i Sportit, Kujtim Shala.

Ai ka shtuar se, për nder të vizitës së presidentit Bach dhe delegacionit të IOC-së, Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë vrapimin për Ditën Olimpike, ku do të vrapojnë fëmijët e lindur në vitin 2008, vitin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Arritja e delegacionit të IOC-së në Kosovë është planifikuar për të premten, 17 prill, diku rreth orës 16:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Nga aty, Bahu dhe bashkëpunëtorët e tij do ta vizitojnë selinë e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe do të njihen me anëtarët e familjes olimpike kosovare.

Në ora 17:10, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka organizuar pritje për mysafirët e lartë të IOC-së, kurse në ora 18:00, Tomas Bahun dhe bashkëpunëtorët e tij do t’i pres kryeministri Isa Mustafa. Të premten, rreth orës 18:30, delegacionet e KOK-ut dhe IOC-së, do të ecin së bashku më këmbë në Prishtinë, nga ndërtesa e Qeverisë deri te Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ku do të vizitohen mjediset sportive të këtij të fundit.

Ndërkohë, të shtunën më 18 prill, duke filluar nga ora 9:30, delegacioni i lëvizjes olimpike ndërkombëtare do të ndjekë vrapimin e disa qindra fëmijëve, të cilët do të përshkojnë itinerarin nga Hoteli “Grand”, deri tek Teatri Kombëtar. Në fund, para se të largohet nga Kosova, presidenti i IOC-së, Tomas Bah, dhe kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, do të mbajnë konferencë për shtyp.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh