AlbanianSport.com 16.04.2015 14:35
ASNN – Sot dhe nesër mbahen në Lozanë të Zvicrës seancat dëgjimore të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për ndeshjen e ndërprerë të 14 tetorit 2014 midis Serbisë dhe Shqipërisë. Trupi gjykues po dëgjon sot palën serbe në lidhje me incidentet në Beograd. Ndërsa nesër është radha e palës shqiptare, ku do të dëgjohen presidenti i FSHF-së Duka, trajneri De Biazi, kapiteni Cana dhe avokati italian Rigoci.
Trajneri i kombëtares shqiptare, italiani Xhovani De Biazi, së bashku me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, kanë udhëtuar dje drejt Gjenevës për të marrë pjesë në seancën e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për ndeshjen e ndërprerë të 14 tetorit 2014 midis Serbisë dhe Shqipërisë. Atyre u është bashkuar edhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, dhe bashkë kanë udhëtuar drejt Lozanës.
Të premten, atje dëgjohet pala shqiptare, që pretendon se ka marrë avokatë të mirë për këtë çështje. Trupi gjykues në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë po dëgjon palën serbe sot për ankimimin që ka bërë në lidhje me incidentet në Beograd. Nesër është radha e palës shqiptare, ku do të dëgjohen presidenti i FSHF-së Duka, trajneri De Biazi, kapiteni Cana dhe avokati italian Antonio Rigoci.
Që në orët e para të mëngjesit, serbët të përfaqësuar nga një studio avokatie zvicerane kanë nisur betejën për të kërkuar të mbrojnë fitoren 3-0 në tavolinë por njëkohësisht do të synojnë që t’i hiqen 3 pikët e dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës dhe ai i Apelit. Pas dëgjimit të palës serbe, të premten do të jetë dhe radha e shqiptarëve, që do të përfaqësohen nga ekipi i avokatëve i kryesuar nga Artan Hajdari.
Seanca dëgjimore e Shqipërisë do të nisë që në orën 8 të mëngjesit ndërkohë, vendimin pritet të dalë në ditët në vijim.