AlbanianSport.com 16.04.2015 11:15
ASNN – Parma e Roberto Donadonit duket se i ka humbur shanset e veta të mbijetesës në Serinë A, teksa dje ka humbur 0-2 ndeshjen e prapambetur me Xhenovën.
Andi Lila, që ka shënuar dy gola me parmezët gjatë aktivizimit të tij në Serinë A, dje ka luajtur për 80 minuta, ndërsa është zëvëndësuar nga Mauri.
Në minutën e 20-të, Lila është ndëshkuar me karton të verdhë. E përtej kësaj, Parma ka dalë e mundur, ndërsa tashmë klubi i shqiptarit ka rënë praktikisht në Serinë B të kampionatit kombëtar të futbollit.