Gjergj Vyshka 16.04.2015 09:35
Disfata e pësuar në Korçë të hënën nga Skënderbeu vendas ka lënë pa gojë Partizanin. Përtej batutës, klubi i kuq ka vendosur heshtjen për shtyp për këtë javë, deri në takimin e radhës me Kukësin.
Sfida e javës së 31-të në Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” përballë skuadrës verilindore është kthyer tashmë në jetike për skuadrën e Shpëtim Duros pas asaj disfatë të rëndë të pësuar në Korçë.
Me Partizanin të shkëputur në 4 pikë nga kreu dhe vetëm 6 ndeshje të mbetura në dispozicion, shanset e të kuqve për të realizuar misionin madhor për titullin “kampion”, kalojnë vetëm përballë një fitoreje ndaj Kukësit.
Dhe kjo ndeshje është jetike dhe për trajnerin Duro, që në një disfatë tjetër nuk do të jetë më në krye të bankinës së kuqe.
Kategoria Superiore
Java e 31-të:
Të premten, 17 prill 2015:
Laçi – Teuta ora 16:00
Stadiumi i Laçit
Të shtunën, 18 prill 2015:
Elbasani – Tirana ora 14:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
Vllaznia – Flamurtari ora 14:00
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Të dielën, 19 prill 2015:
Partizani – Kukësi ora 17:00
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Skënderbeu – Apolonia ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. Skënderbeu 30 19 6 5 48-16 63
2. Kukësi 30 19 5 6 47-20 62
3. Tirana 30 18 6 6 39-20 60
4. Partizani 30 18 5 7 33-21 59
5. Laçi 30 15 9 6 36-16 54
6. Flamurtari 30 9 7 14 24-28 34
7. Vllaznia 30 11 3 16 25-33 33
8. Teuta 30 8 2 20 26-44 26
9. Apolonia 30 5 4 21 11-47 19
10. Elbasani 30 4 1 25 15-59 13