Barleti Volej merr aktin e parë të “play-off”-it final, likuidon Tiranën në 3 sete

Share Button

Volejboll-Femra-Barleti-Volej-Tirana-2015-loje

AlbanianSport.com 14.04.2015 12:05

ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Femra ka nisur fazën e tij finale dhe kampionia në fuqi, Barleti Volej, e ka nisur me këmbë të mbarë mbrojtjen e titullit kampion. Në finalen e parë derbi përballë Tiranës, volejbollistet e trajnerit Hasan Gurabardhi fituan me rezultatin e pastër 3-0 duke mos e ndier thuajse fare rezistencën bardheblu. Ndoshta edhe vetë kampionet në fuqi në volejbollin e femrave nuk e kishin parashikuar kaq të lehtë. Ndeshja nis e ekuilibruar me një seri barazimesh 7-7 dhe 9-9.
Tuci kalon me sukses bllokun rival dhe i jep më tepër siguri ekipit. Një pikë nga shërbimi i Bicit dhe Barleti merr epërsinë e thellë 18-13. Matoshi për Tiranën i përgjigjet me një pikë pa shumë peshë, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i universitareve fillimisht me Harxhin me një ngecje të bukur dhe finalizon kapitenia Braho pikën e 25-të. Kështu, Barleti Volej e mbyll setin e parë në favor të tij me plot 10 pikë diferencë. Edhe seti i dytë dëshmoi se diferenca mes kampeve është e dukshme.
Që në fillim Barleti Volej arrin të krijojë një shkëputje të ndjeshme 6-2. Tirana gjen forcë dhe rikuperon 6- 5, por pa mundur të mbajnë këtë ritëm në vijim duke u dorëzuar përsëri 8-5. Tuci finalizon bukur nga shërbimi, kurse Nezaj i shton repertorit një pikë në qendër, çka lejon ekipin të thellojë në 10-6. Volejbollistet e Barletit janë më të organizuara, ndërsa kampi tjetër shfaq shumë pak grintë me lojën e saj e reflektuar në shifra 17-12, 18- 12.
Agolli e Vujadinoviç shënojnë pikë për statistikë, pasi loja nuk kishte më histori. Në fund është sërish Braho që i jep fitoren skuadrës dhe 2-0 me sete. Agolli dhe Thaka përpiqen të mbajnë në lojë bardheblutë dhe kryesojnë përkohësisht 12-11. Tuci barazon rezultatin, ndërsa “furia” Bici nga shërbimi shuan shpresat e rivaleve që e shohin veten në disavantazh të thellë 18-13. Tirana e trajnerit Adrian Gorenca ka problem në topin e parë.
Kapitenia Amarilda Prenga motivon lojtaret me pikën e 16-të, por përballë Brahos optimizmi shuhet shpejt. Vë firmën në këtë sukses edhe Fagu me një pikë “delikate”. Në aksionin e radhës, Braho shënon pikën e 25-të dhe mbyll ndeshjen 3-0.

 

Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra

 

Kalendari i duelit final:

 

Ndeshja e parë
(12 prill 2015)

Barleti Volej – Tirana 3-0 (1-0)
Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë

 

Ndeshja e dytë
(15 prill 2015)

Tirana – Barleti Volej ora 18:00
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë

 

Ndeshja e 3-të
(18 prill 2015)

Barleti Volej – Tirana ora 18:00
Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë

 

Ndeshja e 4-t*
(22 prill 2015)

Tirana – Barleti Volej ora 18:00
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë

 

Ndeshja e 5-të*
(25 prill 2015)

Barleti Volej – Tirana ora 18:00
Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë

* Nëse do të jetë e nevojshme

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh