Volejboll – Meshkuj / Tukseferi: Më ofendoi familjen, por i kërkoj falje

Share Button

Volejboll-Meshkuj-Ylli-Tomorri-Tukseferi-pankine

AlbanianSport.com 13.04.2015 19:00

Volejbollisti i Studentit, Elton Tukseferi sqaroi se, sipas tij, shkaktari i incidentit në finalen e parë të “play-off”-it të Kampionatit Kombëtar të Meshkujve, Studenti-Tirana, ka qenë pikërisht trajneri i Tiranës, Arben Sako. Në një prononcim për të përditshmen sportive shqiptare, “Panorama Sport”, Tukseferi sqaroi se trajneri e ka fyer familjarisht, me fjalor banal, çka solli më pas edhe veprimin e tij.

Njëherësh Tukseferi i kërkon falje publike për atë çfarë bëri kundrejt gjyqtarit dhe e pranon se diçka e tillë nuk ishte e justifikueshme. “Asgjë nuk ka qenë rastësi në këtë takim, por që pati një shkak për të shkuar deri aty, – ka rrëfyer volejbollisti veteran për të përditshmen sportive në fjalë. – Ka qenë ai i pari që më provokoi në setin final, me një fjalor banal në adresë të familjes sime. Pra, më shau dhe unë ia ktheva.”

“Në momentin që situata shkon deri në fyerje personale, atëherë nuk ka më tolerime, – ka vijuar Tukseferi. – Prandaj ndodhin të tilla episode. Por që realisht kjo situatë dreqi që ndodhi në atë ndeshje e ka zanafillën më herët, nga shumë e shumë faktorë të jashtëm.” Në vijim të reagimit të tij volejbollisti me jo pak përvojë në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare shpreh keqardhjen e tij të plotë.

“Po, për gjestin që kam bërë, i kërkoj falje publike! – ka pohuar ai. Absolutisht nuk ka qenë i justifikueshëm si veprim”, shtoi Tukseferi, ndërsa pranon që është ndier shumë i ngarkuar emocionalisht ato momente. Në fund të deklaratës, kapiteni i kampionëve në fuqi shtoi se kjo ndeshje nuk duhej të kishte një fund të tillë. “Sinqerisht jam shumë i mërzitur. Në fakt, unë kam fituar shumë kampionate në karrierë, ndaj dhe për mua pak rëndësi ka kush fiton. Por që, në të vërtetë, kurrsesi nuk duhej të përfundonte në këtë mënyrë”, e mbylli deklaratën volejbollisti i Studentit, Elton Tukseferi. Kampionët në fuqi u mposhtën me rezultatin 3-2 nga Tirana, edhe pse ishin në avantazh të dy seteve në një ndeshje me fund aspak të hijshëm.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh