AlbanianSport.com 13.04.2015 12:30
ASNN – Derbi i shqiptarëve dje në Olimpiko të Romës, mes Lacio vendëse dhe Empolit, është fituar skuadra e Piolit, 4-0, pas golave të Andersonit, Kandrevës, Kloses dhe Maurit.
Ajo që bie në sy është fakti se kanë luajtur për 90 minuta si titullar për Lacion portieri i Kombëtares sonë Etrit Berisha, kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana, si dhe për Empolin, mbrojtësi Elseid Hysaj.
Cana është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 75-të, ndërkohë që bashkë me Berishën, kanë fituar derbin e shqiptarëve me Empolin. Sakaq në Serinë A, Vajushi nuk ka luajtur asnjë minutë me Kievon.
Kurse Andi Lila, i cili ka kapërcyer dëmtimin ka hyrë në minutën e 82-të, në ndeshjen Parma-Juventus 1-0. Ndërkaq, Migjen Basha ka munguar për Torinon, për shkak të kartonit të kuq.