AlbanianSport.com 01.10.2014 18:20
ASNN – Boksieri i përfaqësues së Kosovës, Armend Xhoxhaj, është zgjedhur bokseri më i mirë në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrullahoviç-Talijan”, që u mbajt në Sarajevë. Sot në orët e mëngjesit ekspedita e kombëtares së Kosovës u kthye nga turneu ndërkombëtar “Mustafa Hajrullahoviç-Talijan” në boks, që u mbajt në Sarajevë.
Sipas mediave kosovare në Internet, Kosova në këtë turne ndërkombëtar u përfaqësua me katër boksierë, si: Alban Qeriqi (64 kg), Arian Gashi (69 kg), Armend Xhoxhaj (81 kg) dhe Pirro Quni (91 kg) dhe trajneri Xhevdet Peçi, si dhe gjyqtari i boksit ndërkombëtar Latif Demolli.
Boksierët kosovarë fituan katër medalje, një të artë e tri të argjendta. Xhoxhaj u stolis me të artën, ndërsa të tjerët me të argjendtën. Në gjysmëfinale Alban Qeriqi gjunjëzoi boksierin nga Sllovakia, Kristian Ngujen. Në finale humbi me rezultat të ngushtë me boksierin boshnjak, Adem Fetahoviç.
Arian Gashi në gjysmëfinale mposhti boksierin nga Kroacia, Durim Praca. Ai edhe pse dëmtoi dorën, këtë ndeshje e fitoi bindshëm.