AlbanianSport.com 01.10.2014 17:35
ASNN – Ekipi i meshkujve dhe i femrave të Tomorit treguan edhe njëherë se janë elita në pingpongun shqiptar. Ekipi i meshkujve vijon të ruajë fronin për të 8-in vit radhazi si kampion në rang ekipor. Beratasit i fituan të gjitha takimet 3-0 me Elbasanin, Studentin dhe Teutën. Tomori u përfaqësua me Ilir Shabanaj, Dorian Tapinë, Andi Kolën, Albion Kolën dhe Ronaldo Karkanjozin. Për paratërinj ekipi beratas gjithashtu është “kampion”, ndërsa për të rinj renditen të dytët.
Organika e kombëtares për moshat është e furnizuar me lojtarë të dalë nga ekipi beratas, duke përbërë rreth 80 për qind të lojtarëve. Ndërsa për femra lojtaret me eksperiencë si Daniela Azizaj, Alketa Koçiu dhe Kamela Kallitari zënë vendin e tretë. Pa dyshim surpriza mund të quhet 14-vjeçarja Kamela Katillari, e cila mposhti kampionen e Studentit Anila Selimin me rezultatin 3-2. Në renditjen përfundimtare në rang ekipor Tomori u shpall nënkampione për paratëreja dhe të reja.
Këtë vit në kampionatin ballkanik, që do të zhvillohet në Tiranë, Vilma Skufi dhe Arsena Osmënaj do të përfaqësojnë ngjyrat kuq e zi. Po ashtu ekipi i të rriturve, me në krye trajnerin Skufi dhe Shabanajan, do të udhëtojë drejt Qipros, në një turne ndërkombëtar. Ky sport në Berat është bërë emblematik, nisur edhe nga interesimi i madh i prindërve për këtë sport. Këtë vit janë të shumta vajzat në moshë të vogël, pjesë e ekipit.