AlbanianSport.com 10.04.2015 11:35
ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar sot në mëngjes pas dhënies së vendimit të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë Mali i Zi-Rusi. Sipas FSHF-së, vendimet e marra janë të drejta dhe prandaj beson se KAS-i do t’i japë fitoren dhe 3 pikët Shqipërisë pas dhunës së ushtruar në ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Pas vendimit të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s për dhënien e 3-pikëshit në tavolinë Rusisë, e duke dënuar me humbje 0-3 Malin e Zi, pas ndërprerjes së ndeshjes midis këtyre dy skuadrave, ka reaguar Federata Shqiptare e Futbollit. Organizmi që qeveris futbollin në vend, mendon se ky vendim është tejet i drejtë, në përputhje me standardet dhe rregullat e UEFA-s.
Në një deklaratë për shtyp, të afishuar në faqen e vet zyrtare, FSHF deklaron se: “Duke marrë shkas nga ky vendim, FSHF thekson se në rastin e ndeshjes Serbi-Shqipëri, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s nuk aplikoi të njëjtin standart gjykimi. Dhuna në Stadiumin “Partizani” të Beogradit ishte më ekstreme dhe e shoqëruar gjithashtu me thirrje raciste.”
“ Pamjet e goditjeve te lojtareve tane me karrike dhe sende te forta, fishekzjarret dhe hyrja ne fushe e tifozeve ne prani te 5000 policeve jane nje argument i padiskutueshem qe vendi organizator deshtoi per mbarevajtjen e nje ndeshjeje normale futbolli mbeshtetur ne rregullat e UEFA-s. Duke pritur vendimin e 17 prillit te CAS-it ne kemi shume shprese per nje gjykim te drejte, jo thjesht qe kombetares se Shqiperise i takojne 3 piket, por sepse vendimi ne favor te Shqiperise eshte vendimi ne favor te futbollit – shkruhet në prononcimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.