AlbanianSport.com 10.04.2015 10:50
ASNN – Dinamo duket krejtësisht e dorëzuar për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, ndërsa tashmë pas humbjes pa kushte në Ballsh, (përmes presionit dhe të vendësve dhe urdhërit të drejtuesve blu për të hapur portën ka fituar Bylisi), trajneri Faruk Sejdini është drejt largimit.
Ka gjithë javën që nuk ka dalë në stërvitje e kjo dhe për arsye shëndetësore. Kurse në krye të ekipit është kthyer përsëri Rodenc Asllani, i cili ka në krah dhe kapitenin e bluve, Igli Allmuça. Tashmë është ndeshja me Lushnjën, të cilën dinamovitët kërkojnë ta fitojnë për të mos vështirësuarv shanset e tyre të mbijetesës.