AlbanianSport.com 09.04.2015 17:55
ASNN – Ekipi i trajnerit Erdal Borova futet në fushë me mentalitetin e duhur dhe në pjesën e parë të takimit dominon në parket. Eliverta Bujari është në një ditë të shkëlqyer duke bërë diferencën te Tirana, e cila e mbyll fragmentin e parë të lojës në epërsi 23-19. Ekipi bardheblu nuk lëshon terren karshi kundërshtarit as në pjesdën e dytë të takimit duke e thelluar epërsinë 11 pikë, përpara se të dyja skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjeve për pushimin e ndeshjes.
Në fillimin e pjesës së tretë, Flamurtari mundohet të ushtrojë presion në parket dhe Ana Vukoniviç është tepër e saktë në goditje për tri pikë. Në anën tjetër, Bujari kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë dhe i mundëson Tiranës të ruajë një diferencë prej 10 pikësh deri në pjesën e katërt të takimit. Kur dukej se ekipi i Borovës po i drejtohej me sukses finales, një seri vendimesh të diskutueshme të gjyqtarëve të takimit.
Në fillim largohet nga loja me 5 faulle malazezja Turçinoviç dhe kjo i hapi rrugën përmbysjes së çmendur të Flamurtarit. Ekipi i trajnerit Viron Toska shënon plot 28 pikë në pjesën e fundit kundrejt 12 të Tiranës duke realizuar përmbysjen e rezultatit në 71-65 në favor të mikeshave.
TIRANA – FLAMURTARI 65-71
(23-19, 16-10, 17-16, 9-26)
TIRANA: Popoviç, E. Bujari, Radunoviç,Konini, Turçinoviç. U aktivizuan: Duqi, Hoxhaj, Gjoni,G. Bujari. Trajner. E. Borova
FLAMURTARI: Zykaj, Hasanaj, Plasa, Korto, Kostallari. U aktivizuan: Myrto, Vukoviç, Komti, Palko. Trajner. V. Toska
GJYQTARË: K. Basho, E. Hoxha, K. Shaqiri