AlbanianSport.com 09.04.2015 11:15
ASNN – Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, as që ka ndërmend të ngarkojë me përgjegjësi trajnerin italian për rezultatet e dobëta. Gjashtë humbje radhazi në Kategorinë Superiore dhe Ernestino Ramela vazhdon të mbijetojë në krye të Flamurtarit.
Idrizi e ka bërë të qartë se Ramela do të jetë trajner i Flamurtarit edhe për sezonin e ardhshëm. Në javën 30-të të Superiores, Flamurtari do të luajë në fushë të huaj me Apoloninë, një kundërshtare që ka ende shpresa për mbijetesëm. Në “Loni Papuçiu”, humbja e radhës nuk do të përbënte ndonjë lajm të rëndësishëm.
Por nëse i referohemi statistikave të sezonit, Flamurtari me një tjetër zhgënjim do të shënonte një rekord sezonal për sa u përket disfatave radhazi në kampionat. Një statistike kjo aspak për t’u krenuar.