AlbanianSport.com 08.04.2015 19:00
ASNN – Janë luajtur sot ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë dhe gjithçka e hapur edhe në gjysmëfinalen tjetër, ku Tirana nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola kundër Laçit. Matjanët konfirmohen si një pengesë e vështirë për bardheblutë në këtë sezon.
Te besuarit e trajnerit Gugash Magani mund të ndjehen pafat vetëm për një shtyllë të Currit në fillimin e sfidës. Më pas vendasit nuk arrijnë të shfrytëzojnë mundësitë e tyre, ndërsa bileta për në finalen e Kupës së Shqipërisë do të vendoset pas dy javësh në ndeshjen e kthimit.
Ndërkaq, kanë qenë të dënuar për të qëndruar jashtë stadiumit u munduan me të gjitha mënyrat për të ndjekur skuadrën e tyre. dhe, në fund, tifozët vendas nuk u zhgënjyen, pasi Kukësi e fitoi 1-0 “aktin e parë” kundër Skënderbeut në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Si gjithmonë protagonist ishte Pejiç. Sulmuesi kroat shënoi golin e epërsisë që në minutën e 7-të. Epërsia e shpejtë dha përshtypjen e një sfide të hapur. Por nuk ndodh kështu. Skuadrat krijojnë pak përpara portave kundërshtare, megjithëse vendasit janë të pafat në minutën e 28-të, pasi vetëm shtylla i mohoi golin e qetësisë.
Nga ana tjetër nuk arrijnë të rrezikojnë futbollistët e Skënderbeut, që rastin e parë të vërtetë do ta regjistronin vetëm në limitet e kohës së rregullt. Fitorja 1-0 afron me finalen e Kupës së Shqipërisë, Kukësin por epërsia minimale le gjithçka të hapur për në sfidën e kthimit.