AlbanianSport.com 08.04.2015 17:10
ASNN – Laçi duket se do të jetë pa qendërmbrojtësin e vet, Arjan Sheta, sot ndaj bardhebluve, sepse Komisioni i Disiplinës e ka pezulluar dy javë për shkak të protestave dhe ofendimeve të gjyqtarëve.
Mirëpo po ky komision nuk ka harruar të gjobisë dhe Tiranën, në shumën prej 50.000 lekësh të rinj, sepse tifozeria e saj në ndeshjen me Flamurtarin në Vlorë është sjellë keq.
Ndërkohë në “gijotinë”janë futuar kategoritë inferiore, atje Oliver Pepaj i Veleçikut dhe Ardian Nallbati i Bilisht Sportit, për goditje të zyrtarit të ndeshjes, janë dënuar me 14 muaj.
Deri në fund të sezonit është dënuar Trifon Meraku i Bilisht Sporti, kurse me nga dy ndeshje janë dënuar Alban Bruçi i Adës, Vath Musallari i Olimpikut dhe trajneri i Veleçikut, Elis Ligataj.
Po kështu Butrinti dy ndeshje do të jetë pa spektator, ndërsa katër javë e ka pësuar Ermir Llojku i Domosdovës.