Gjergj Vyshka 08.04.2015 09:50
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, dhe Sekretari i Përgjithshëm Stavri Bello kanë dorëzuar titullin “Mirënjohje” për Shkollën 9-vjeçare “Pjetër Budi” në kryeqytet, në të cilën më 4 mars është zhvilluar Dita Olimpike e titulluar “100 ditë drejt Bakusë 2015”.
Titulli i është dorëzuar drejtorit të shkollës, ndërsa gjithçka është zhvilluar dhe në prani të nxënësve të kësaj shkolle. Tashmë dhe me prezantimin e Paketës Nr. 4 Olimpike nëpër rrethe pritet që ditët olimpike të shtrihen në të gjitha shkollat e vendit, teksa kanë për qëllim përfshirjen e nxënësve në iniciativën për t’u marrë me sport.