Gjergj Vyshka 07.04.2015 14:25
Hyqmet Shypheja është presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit. Dhe kjo në përfundim të zgjedhjeve që janë bërë në këtë Federatë të shtunën në mjediset e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve.
Në të ka marrë pjesë edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, ndërsa është mbajtur dhe një minutë heshtje në kujtim të ish-presidentit Miftar Fana.
Ai e drejtoi Federatën Shqiptare të Radioamatorizmit për 33 vjet. Dhe deri në zgjedhjet e radhës më 2016, kjo Federatë do të drejtohet nga elbasanasi Hyqmet Shypheja, i cili ka përvojën dhe kontributin e çmuar në këtë sport.