Maratona “Egnatia”, një sipërmarrje midis sportit dhe historisë

Share Button

Via-Egnatia-Harta

Gjergj Vyshka 07.04.2015 07:55

Shoqata italiane kulturore sportive merr përsipër zhvillimin e veprimtarisë në Durrës. Maratona Egnatia, e cila do të zhvillohet më 28 nëntor në Durrës, do të jetë një veprimtari mes sportit dhe historisë. Shoqata italiane kulturore-sportive ka marrë përsipër zhvillimin e kësaj maratone, ndërsa në Shqipëri është krijuar dhe Shoqata e Rrugës “Egnatia”, me president ish-kryeministrin e Shqipërisë, Aleksandër Meksin.

Tashmë për këtë maratonë, e cila do të jetë e standardeve ndërkombëtare e jo vetëm kaq, ka shumë aktorë që janë angazhuar. Sekretari i shoqatës së Rrugës “Egnatia”, Gjon Koliqi, shpjegon se ky veprimtari do të jetë nën kujdesin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. “Jo vetëm kaq, – thotë aui, – por ne kemi takuar dhe zëvendësministrin e Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj.”

“Ky i fundit ka angazhuar Federatën Shqiptare të Atletikës për gjithë mbështetjen infrastrukturore, – ka vijuar Koliqi. – Më tej akoma ne kemi folur dhe me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili është angazhuar për zhvillimin e maratonës në mënyrë korrekte. Mendojmë që do të jetë një veprimtari gjithëpërfshirës, i cili ka për qëllim dhe ringjalljen e interesit për rrugën e vjetër “Egnatia”.”

“Kjo rrugë shkon deri në Lin të Pogradecit. Besojmë se do të kemi dhe mbështetjen e komunitetit evropian, sepse shoqata jonë, e krijuar posaçërisht për rrugën Egnatia, ka pasur për qëllim dhe rritjen e interesit të ndërkombëtarëve për këtë rrugë historike në vendin tonë”, – ka përfunduar Sekretari i Shoqatës së Rrugës “Egnatia”, Gjon Koliqi, duke folur për gazetën “Telegraf”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin ditën e 4-t të përgatitjeve

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin ditën e 4-t të përgatitjeve

AlbanianSport.com 14/11/2024 21:15 ASNN – Liga e Kombeve të Evropës, Kombëtarja zhvillon seancën

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh