Gjergj Vyshka 06.04.2015 18:00
Nikol Merizaj, notarja e “Te Stelës”, tashmë është mësuar me ngjitjet në podium dhe me titujt “kampion”. Madje duket sikur është mërzitur me to, sepse hera-herës vinte si me “përtesë”për t’u ngjitur në podium. E megjithatë, prej më shumë se gati dy vjetësh, ajo është dominuese në garat e saj.
Dhe për gazetën “Telegraf”, Merizaj do të theksonte: “Unë vazhdoj të punoj pa pushim, – ka theksuar notarja. – Dhe fryti i kësaj është dhe fitorja në disa gara, dalja si notarja më e mirë, apo dhe kampion me “Te Stelën”. Sigurisht që nuk përfundon gjithçka këtu, sepse kemi dhe të tjera aktivitete përpara, ndërsa angazhimi im është që të fitoj gjithmonë.”
“Besoj se të tilla pretendimet e mia janë dhe për aktivitetet ndërkombëtare, që sivjet janë të shumta. Megjithatë tani do t’i kënaqem këtij trofeu e më pas do të mendojmë për garat që kemi në vazhdim”, – ka përfunduar notarja e “Te Stelës”, Nikol Merizaj.