AlbanianSport.com 06.04.2015 07:55
ASNN – Dy gola për të synuar Bundesligën. Jurgen Gjasula nuk mbeti prapa lojtarëve të tjerë shqiptarë në Evropë gjatë kësaj fundjave, duke shkëlqyer në kategorinë e dytë gjermane.
Mesfushori 29-vjeçar, tepër në formë gjatë këtij viti, shpëtoi Alenin nga një humbje fatale në fushën e vet ndaj Karslruhes. Aftësia e tij për të shënuar dhe për të krijuar gola mund të bëjë të mundur që të marrë oferta interesante gjatë verës.
Jo më kot media gjermane e ka mbuluar me lavdërime. Gjasula nuk heq dorë edhe nga shpresat për t’u rikthyer në ekipin kombëtar, ndonëse konkurrenca në mesfushë është tepër e madhe.
Sa për ndeshjen, Gjasula i zhbëri dy herë epërsi Karlsruhes në një barazim që mbajti me shpresë ekipin e tij që të mbijetojë, i ndodhur në zonën e ftohtë, por pranë vendeve që të shpëtojnë.
Shqiptari është shënuesi më i mirë i Alenit dhe po ashtu edhe lojtari që ka dhënë më shumë pasime goli.