AlbanianSport.com 05.04.2015 15:15
ASNN – Ashtu si Daniel Godelli, akuzat ndaj trajnerit Luan Shabani nuk munguan edhe nga Hysen Pulaku. Po sipas elbasanasit, Shabani ka tradhtuar vendin dy herë: një herë kur u largua nga Shqipëria dhe së dyti përfshirjen e tij dhe “Daniel Godellit në planin për të na eliminuar nga Olimpiada për interes të Greqisë”.
“Kërkoi të kualifikonte sportistët e tij. Megjithatë, të gjitha do të zbulohen edhe me detaje në vijim”, tha Pulaku në një reagim të tijin për të përditshmen sportive shqiptare, “Panorama Sport”. Sipas presidentit Gjoza, peshëngritësi elbasanas është dënuar me 7 vite pezullim, por verdiktin final do ta japë Federata Botërore e Peshëngritjes (IWF).
Daniel Godelli, Hysen Pulaku e Romela Begaj kryen fazën stërvitore para Botërorit në Greqi nën kujdesin e Luan Shabanit. Paralel me Kombëtaren tonë, gjatë kësaj kohe Shabani pati stërvitur edhe peshëngritës të Kombëtares greke dhe Gjoza do të ngrinte dyshime për pastërtinë e tyre, ndërsa 3 sportistët tanë dolën pozitivë