AlbanianSport.com 04.04.2015 23:30
Andi Lila ka qenë heroi i Parmës në takimin me Interin dhe më i miri në fushë. Futbollisti i Kombëtares ka shënuar golin e barazimit 1 – 1 në sfidën e zhvilluar në “San Siro”.
Një gol i jashtëzakonshëm i Lilës që tregon se Parma respekton garën pavarësisht problemeve të shumta që e kanë lënë në fund të renditjes.
Ky është goli i dytë në Serinë A për lojtarin shqiptar. Nuk ka munguar në sfidat e së shtunës edhe Bekim Balaj.
Shkodrani ka shënuar golin e parë të takimit në barazim 2-2 të Rijekës me Dinamon e Zagrebit.