Edhe me 9 lojtarë, Laçi e mund gjyqtarin Jorgji dhe Skënderbeun (Video)

Share Button

Laci-Skenderbeu-1-0-goli

AlbanianSport.com 04.04.2015 20:15

ASNN – Gjyqtarët bëhen protagonistë në ndeshjet e kampionatit shqiptar të futbollit. Është Enea Jorgji ai që u bë personazhi kryesor në ndeshjen Laçi-Skënderbeu, e cila u transmetua drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit shqiptar. Me kartonat e shumtë të verdhë e të kuq të dhënë në këtë sfidë, gjyqtari Jorgji ndikoi mjaft në ecurinë e saj. Që në minutën e 12-të, kryesori ndëshkon me karton të kuq Shetën, për ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit dhe reagim të ashpër ndaj tij.

Minuta të tensionuara në fushë pasi tifozët e Laçit në shkallët e stadiumit janë tepër të irrituar nga vendimi i gjyqtarit dhe lëshojnë një lumë të sharash në drejtim të tij. Ndërkohë që loja bëhet tepër e ashpër dhe të dyja skuadrat kërkojnë golin, por pa mundur ta realizojnë në 45 minutat e para. Pjesa e dytë nis me një rast të shkëlqyer për skuadrën e Laçit që nuk shfrytëzon si duhet mundësinë për të shënuar kur porta e Skënderbeut ishte bosh.

Vjen minuta e 79-të dhe gjyqtari Enea Jorgji ndëshkon sërish Laçin duke i nxjerrë kartonin e dytë të verdhë dhe njëkohësisht të kuqin për lojtarin e skuadrës kurbinase, Çela, duke e lënë Laçin me 9 lojtarë. Shkak për këtë veprim të gjyqtarit Jorgji është bërë një ndërhyrje e Çelës ndaj kundërshtarit gjatë një dyluftimi në ajër. Në fund të takimit, minutat janë dramatike. Nimaga shënon për Skënderbeun në minutën e parë shtesë, por gjyqtari e anulon për shkak të një devijimi me dorë të topit nga ana e futbollistit afrikan brenda zonës.

Dy minuta më vonë, është vetë Nimaga ndëshkohet me karton të kuq për ndërhyrje të parregullt ndaj futbollistit të Laçit, duke shkaktuar një faull në kufijtë e zonës. Dhe pikërisht nga kjo një goditje dënimi, të ekzekutuar në minutën e 94-t nga Sefgjini, Laçi kalon në avantazh, gol ky që ka ndezur gëzimin e shokëve të skuadrës, stolit të Laçit dhe gjithë tifozëve në stadium. Pas kësaj humbjeje, Skënderbeu mbetet në vendin e dytë në renditje, duke ia lënë vendin e parë Kukësit.

Në takimet e tjera, Tirana ka fituar 2-1 sfidën me Flamurtarin duke qëndruar në garën për titull. Golin që ka përcaktuar triumfin e ka shënuar Bushiç. Vllaznia ka mundur Teutën me rezultatin 1-0. Ndërkaq, Partizani ka fituar me një gol të vetëm në kryeqytet ndaj Apolonisë. Pas javës së 29-të, Kategoria Superiore udhëhiqet nga Kukësi, me 61 pikë, por ndjekësit janë pranë me pikë, pasi Skënderbeu ka 60, Partizani 59, ndërsa Tirana mban vendin e 4-t, me 57 pikë. Laçi mbetet i 5-ti, me 53 pikë.

 

 

Kategoria Superiore

Java e 29-të

 

Të shtunën, 4 prill 2015:

 

VLLAZNIA – TEUTA             1-0

Shënues: Rizvani 45+1’(a.g.)

Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

 

 

ELBASANI – KUKËSI          0-4

Shënues: Xheferson 9’, Pejiç 39’, 47’, (11-m.), Dushku 70’

Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

 

 

LAÇI – SKËNDERBEU       1-0

Shënues: Sefgjini 90+4’

Stadiumi i Laçit

 

FLAMURTARI – TIRANA    1-2

Shënues: Bregu 47’ / Muça 3’, Bushiç 57′

Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

 

 

PARTIZANI – APOLONIA   1-0

Shënues: Raçiç 71’

Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Kukësi 29        19        4          6        47-20              61
  2. Skënderbeu 29        18        6          5        43-14              60
  3. Partizani 29        18        5          6        31-16              59
  4. Tirana 29        17        6          6        37-19              57
  5. Laçi             29        15        8          6        36-16              53
  6. Flamurtari 29        9        7          13        23-26              34
  7. Vllaznia 29        11        3          15        24-31              33
  8. Teuta             29        7        2          20        25-44              23
  9. Apolonia 29        4        4          21        9-46              16
  10. Elbasani 29        4        1          24        15-58              13

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh