AlbanianSport.com 04.04.2015 18:05
ASNN – UEFA përditësoi klasifikimin e Kombëtareve të kontinentit të vjetër pas ndeshjeve të fundit të eliminatoreve Francë 2016.
Pas triumfit ndaj Armenisë, Shqipëria arrin një tjetër sukses në aspektin statistikor duke i lëne “targën” Serbisë në renditjen evropiane.
UEFA përditësoi klasifikimin e Kombëtareve të kontinentit të vjetër pas ndeshjeve të fundit të eliminatoreve “Francë 2016”, ku Shqipëria është ngjitur me dy shkallë duke u pozicionuar e 33-ta ndër 54 vendet anëtare të UEFA-s.
Një sukses ky që shijon akoma më tepër, pasi falë tij Shqipëria tanimë shikon nga lart poshtë Serbinë në renditjen e UEFA-s.
Rivalët e Grupit kanë zbritur me 4 pozicione pas disfatës që pësuan në shifrat 2-1 nga Portugalia dhe tanimë Serbia në renditjen e UEFA-s gjendet në vendin e 34-t, menjëherë pas Shqipërisë me afërsisht 400 pikë më pak.