Gjergj Vyshka 03.04.2015 22:55
Veprimtaritë kombëtare të notit shqiptar, në përfundim të Kampionatit Kombëtar të Të Rriturve dhe Të Rinjve në pishinat e 25-metërshe, do të mbyllen për dy muaj. Dhe gjithçka do të kthehet më 2 dhe 3 korrik me kampionatin e fëmijëve, i cili do të zhvillohet në pishinën e Akuadromit në Tiranë.
Nisur dhe nga viti i kaluar, atje ku ka dominuar Te Stela, pritet që një gjë e tillë të ndodhë dhe tani, sikurdër dhe shoqërimi me një numër rekordesh kombëtare. Dhe në fakt, ndoshta dhe nga ky aktivitet i fëmijëve, do të mund të dalin dhe kandidatët për pjesëmarrjen në Festivalin Evropian rinor, i cili zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Kupa e Shqipërisë për Të Rritur është veprimtaria e dytë kombëtare, që në verë do të zhvillohet po tek Akuadromi i Tiranës. Madje është lënë më 29 dhe 30 korrik, ndërsa mes kampionatit të fëmijëve dhe Kupës së Shqipërisë, noti shqiptar do të marrë pjesë në dy veprimtari ndërkombëtare.
Së pari është fjala për Kupën “Komen”, e cila do të zhvillohet në Greqi, më 4-5 korrik. Dhe së dyti për Kampionatin Botëror të Notit në Kazan të Rusisë, nga data 24 korrik, deri më 9 gusht. Kësisoj pritet që të jetë një veprimtari me shumë rezultate pozitive, edhe sepse notarët do të jenë të karikuar nga garat ndërkombëtare
Dhe veprimtaria e fundit, e cila do të mbyllë dhe sezonin kombëtar 2015, do të jetë kampionati kombëtar i të rriturve, të rinjve dhe veteranëve. Kjo garë do të zhvillohet më 3 dhe 4 shtator në Akuadromin e Tiranës, që do të jetë dhe fundi i garave kombëtare për këtë vit.
Ajo që duhet theksuar është dhe fakti se një tjetër veprimtari ndërkombëtare do t’u vërë vulën veprimtarive të notit shqiptar. Bëhet fjalë për Kampionatin Evropian të Notit në pishinat e mbyllur në Herzilia të Gjeorgjisë, më 2-6 dhjetor. Që do të thotë një vit i ngjeshur në aktivitete.