Gjergj Vyshka 01.10.2014 09:55
Dinamo e ka gjetur dhe një akord tjetër, që është me Agjencinë e Shërbimit të Sporteve dhe drejtorin e saj Bledar Doçi, në mënyrë që ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë me Apoloninë ta luajë në ish-kompleksin blu. Është njësoji si me Bylisin sezonin e kaluar. Por jo vetëm kaq, të paktën kjo dhe sipas administratorit të bluve, Ismet Saliaj, tashmë dinamovitët kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të dhomave në katin e dytë të ish-kompleksit.
Ndërkohë trajneri Mehmeti ka vendosur që titullarët, të cilët kanë luajtur në ndeshjen me Luftëtarin, të mos aktivizohen ndaj Apoloninë. Do të jenë një pjesë e mirë e të rinjve, shtuar këtu dhe Erjon Xhafën, i cili kthehet pas një mungese të gjatë, apo dhe Imamin e Sorrën. Pra me një formacion të dytë blutë sot ndaj fierakëve, atje ku presin të bëjnë një paraqitje dinjitoze. Megjithëse objektivi i tyre primar është fitorja me Naftëtarin dhe më pas edhe ngjitja në Superiore.