AlbanianSport.com 03.04.2015 14:35
ASNN – Kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, përtej vlerësimeve për formacionin e Armando Cungut, beson se do të ruhet vazhda e rezultateve pozitive në këtë fushë. Laçi-Skënderbeu për shumë arsye konsiderohet kryendeshja e javës së 29-të të Kategorisë Superiore. Kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, përtej vlerësimeve për formacionin e Armando Cungut beson se do të ruhet trendi i rezultateve pozitive në këtë fushë për ekipin korçar.
“Gjithmonë është e vështirë të luash kundër Laçit, por jemi në një fazë ku nuk lejohen gabimet, – deklaroi Shkëmbi për mediat sportive të ditës. – Ne në këtë fushë kemi marrë rezultate pozitive dhe shpresoj që edhe këtë radhë ta dalim me 3 pikë nga kjo fushë. Ne po kalonim një moment shumë të mirë dhe për ne do të ishte më pozitive nëse kampionati nuk do të ndërpritej.” Gara për titull pritet të jetë e fortë deri në javët e fundit të sezonit, megjithatë Shkëmbi nuk dyshon te suksesi i 5-të radhazi i Skënderbeut.
“Është më e lehtë ta thuash që ne do ta fitojmë titullin kur je në vend të dytë, apo të tretë, sepse nuk ke çfarë të humbasësh, – ka theksuar kapiteni i korçarëve, kampionë në fuqi. – Unë kam besim se do ta ruajmë vendin e parë deri në fund për të festuar për të 5-tin vit radhazi titullin “kampion”.”