AlbanianSport.com 03.04.2015 09:35
ASNN – Duke folur për mediat italiane, trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhovani de Biazi, ka dhënë një koment për futbollistët kuqezi të Lacios, ku natyrisht vëmendja ka qenë tek Lorik Cana dhe Etrit Berisha. “Lorik Cana ka luajtur pak me Lacion kohët e fundit, por në aspektin fizik erdhi në një formë të mirë në Kombëtare”, – ka thënë ai.
“Është futbollist i rëndësishëm për ne”, – shtoi De Biazi. Ndërkohë, për portierin Berisha ka deklaruar se ka nevojë për të pasur më tepër minuta në dispozicion. “Etriti është një portier i një niveli të lartë, por po kalon një periudhë ku nuk po gjen hapësira te Lacio”, – ka thënë trajneri italian i kuqezinjve.
“Uroj që t’i jepen më tepër shanse, pasi ka nevojë shumë për të luajtur”, – deklaroi De Biazi. Edhe pse kanë qenë titullar të padiskutueshëm disa muaj më parë, dy futbollistët kuqezinj kanë humbur disi besimin e trajnerit Pioli dhe e kanë gjetur veten gjithnjë e më tepër në stol.