Gjergj Vyshka 02.04.2015 23:05
Qeveria shqiptare, por dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka vërtetuar se me aksion me goditje të përqendruar arrin të bëjë mrekullira. Kështu që, përtej ndonjë dyshimi, ka të ngjarë që në harkun kohor të pesë muajve stadiumi “Loro Boriçi” të jetë plotësisht gati.
Aktualisht është “Elbasan Arena” ai që më 15 qershor do të presë Francën, në miqësoren e luksit të kuqezinjve në kuadrin e eliminatoreve të Kampionati Evropian, si dhe më 8 shtator, Portugalinë. Mundet të ketë edhe ndonjë ndeshje miqësore në gusht.
Por gjithsesi Shqipëria po përfiton stadiume të standardeve ndërkombëtare edhe “Selman Stërmasin”, i cili është duke u bërë me kontributin financiar të presidentit të Tiranës, Refik Halili, si dhe “Qemal Stafa”.
Ky i fundit është i vlefshëm për ndeshjet e raundeve të para të Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampioneve. Po pse jo dhe për eliminatoret e Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë të Skënder Gegës, që më 3 dhe 8 shtator do të luajë në Tiranë ndaj Izraelit dhe Portugalisë.
Kësisoj me Shkodrën bëhen plot katër stadiume të nivelit ndërkombëtar, pa harruar këtu Durrësi, Fieri, Korça apo dhe Vlora, që gjithsesi deri në një raund të Kupave të Evropës arrijnë të kenë aktivitet atje.