Legjionarët / Fitoi kundër Armenisë, azerët e presin si hero Ansi Agollin

Share Button

Shqiperi-Armeni-2-1-Agolli-duel-ajror--2015

Gjergj Vyshka 02.04.2015 17:40

“Nëse nuk mundni Armeninë, më mirë mos hajdeni më në Baku”. Ky ka qenë kërcënimi i drejtuesve të skuadrës azerbajxhanase Karabag për mesfushorin e majtë të kombëtares kuqezi, Ansi Agollin. Dhe pas fitores të së dielës, teksa tanët kanë mundur në Elbasan me përmbysje, 2-1, Armeninë, Agolli është pritur si hero në Baku. Ishte paralajmëruar dhe ashtu ndodhi.

Lojtari i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, është pritur në mënyrë madhështore në Karabak. Klubi azer, në rast fitoreje ndaj armenëve, i kishte premtuar një dhuratë të veçantë, si atij, ashtu edhe shqiptarit tjetër, Admir Teli, pavarësisht se ky i fundit ka kohë që nuk është pjesë e kuqezinjve, edhe pse është i qëndrueshëm në formacionin e Karabagut.

Megjithatë, dhuratën më të bukur Agolli e ka marrë nga trajneri i vet, Kurban Kurbanov, i cili i dhuroi një orë “Rolex”. Jo vetëm kaq, por trajneri e ka përqafuar Agollin 4 herë, gjë që nuk e ka bërë kurrë më parë me këtë lojtar. Ansi konsiderohet si lojtari i huaj më i mirë që ka luajtur në radhët e Karabakut, duke u shpallur dy herë radhazi, vjet dhe sivjet, kampion i Azerbajxhanit, si dhe duke i kualifikuar deri në fazën e ndeshjeve në grupe në Ligën e Evropës.

Edhe vlerësimi e pritja e tifozerisë azere ka qenë e jashtëzakonshme, pasi të gjithë dëshironin një fitore kundër Armenisë së “urryer”, vetë Agolli ka rrëfyer: “Jam i emocionuar dhe shumë i lumtur. Kemi ngritur peshë zemrat e gjithë shqiptarëve, por edhe azerëve.” Në fakt, Azerbajxhani dhe Armenia kanë kohë që janë në konflikt me njëri-tjetrin.

Dhe arsyeja është rajoni i Nagorni-Karabakut, i cili pretendohet nga të dy shtetet, e jo vetëm kaq, por kërkon të jetë dhe si republikë autonome. Për rrjedhojë të kësaj përplasjeje politike, Armenia dhe Azerbajxhani asnjëherë nuk janë kundërshtar në fushatat eliminatore, si nëpër Botërorë, ashtu edhe nëpër Evropianë. Është si Spanja me Gjibraltarin, apo dhe si Ukraina me Rusinë.

E siç po pretendohet dhe për ne e Serbinë. Dhe për këtë qëllim, azerbajxhanasit janë kënaqur me fitoren tonë dhe e kanë pritur Agollin si hero.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh