AlbanianSport.com 01.04.2015 20:55
ASNN – Pas meshkujve, edhe Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj bëhet gati të nisë nesër rrugëtimin e fazës finale të tij, me takimet e para të gjysmëfinaleve të “play-off”-it, që do të luhen të dyja në kryeqytet. Siç dihet, për në fazën finale janë kualifikuar Barleti Volej, Tirana, Partizani dhe Teuta.
Në takimet e para, që luhen nesër, Barleti Volej pret Teutën, në Sallën nr. 1 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, duke nisur nga ora 18:00. Po në të njëjtën kohën, pak kilometra më tutje, Partizani është mysafire në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, për t’u përballur në derbin e kryeqytetit me Tiranën.
Ndeshjet e dyta, që do të luhen të dielën, të dyja duke nisur nga ora 18:00, do të zhvillohen përkatësisht në Durrës dhe në Tiranë. Ndërsa takimet e treta, nëse do të jetë e nevojshme, do të zhvillohen të mërkurën e ardhshme në kryeqytet, gjithashtu duke nisur nga ora 18:00.
Për në finale të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj kualifikohen dy skuadrat që fitojnë 2 nga 3 takimet gjysmëfinale dhe 5 takimet finale do të zhvillohen nga 11 prilli, deri më 24 prill 2015. Kampione në fuqi është Barleti Volej, që ka fituar njëkohësisht edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Kalendari i “play-off”-it
Gjysmëfinalet
Ndeshja e parë
(2 prill 2015)
Të enjten:
Barleti Volej – Teuta (18:00)
Salla 1, Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë
Tirana – Partizani (18:00)
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë
Ndeshja e dytë
(5 prill 2015)
Të dielën:
Teuta – Barleti Volej (18:00)
Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, Durrës
Partizani – Tirana (18:00)
Salla 1, Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë
Ndeshja e tretë*
(8 prill 2015)
Të mërkurën:
Barleti Volej – Teuta (18:00)
Salla 1, Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë
Tirana – Partizani (18:00)
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë
* Nëse do të jetë e nevojshme