Gereth Bejl, edhe zyrtarisht lojtari më i shpejtë në botë: 36.9 km/orë!

Share Button

Gareth-Bejl-Jusein-Bolt

AlbanianSport.com 31.03.2015 19:50

ASNN – Që ka rezultuar si blerja më e shtrenjtë në histori, duke qenë se Reali i Madridit është “detyruar” të paguajë plot 109 milionë euro për ta rrëmbyer nga Totenhemi, kjo tashmë është e pamohueshme. Por, Gereth Bejl tashmë ka siguruar një tjetër vend të parë ndaj kolegëve dhe rivalë të tij. Ai është lojtari më i shpejtë në botë me topin në këmbë. Zbulimi i fundit vjen nga një studim i zhvilluar nga klubi meksikan Paçuka, nën kujdesin e FIFA-s.

Uellsiani i madrilenëve arrin shpejtësinë prej 36.9 km/orë. Në vend të dytë renditet, dhe mos u çudisni, gjermano-meksikani Jurgen Dam, lojtari i krahut të djathtë të vetë ekipit Paçuka, që është grumbulluar së fundi edhe nga përfaqësuesja tringjyrëshe e trajnerit Migel Herrera. Ky “i panjohur” vrapon deri në 35.25 km/orë me topin në këmbë. Ndërsa vendin më të ulët të “podiumit” e zë Antonio Valencia, futbollisti ekuadorian i krahut te Mançester Junajtid.

Mes 10 të parëve renditet edhe Kristiano Ronaldo, konkretisht i 5-ti, me një shpejtësi prej 33.6 km/orë, ndërsa Leo Mesi është “vetëm” i shtati, me 32.5 km/orë. Shifrat e konfirmojnë zyrtarisht uellsianin si futbollistin më të shpejtë në botë, por fakti që është një “sprintier” kaq i zoti, kjo ka qenë e njohur edhe më parë. Këtë gjë e ka pranuar edhe “maestroja” i sprinteve, Jusein Bolt, i cili vitin e kaluar mbeti i habitur nga goli që uellsiani i shënoi Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit.

Bolt madje tha se “ishte një gol fantastik, ndërsa Bejl ka treguar se është di të vrapojë shumë shpejt kur kalon mbrojtësit dhe me gjakftohtësi di ta dërgojë topin pas shpinës së portierit. Duket se e kaluara e tij si atlet e ka ndihmuar, pasi ky është një gol që do të kishte dashur ta shënonte çdo sprintier. Bejl është lojtari më i shpejtë në botë”, – pati përfunduar xhamajkani.

 

Ja lista e 10 futbollistëve më të shpejtë në botë:

 

  1. Gereth Bejl : 36,9 km/h
  2. Jurgen Dam : 35,23 km/h
  3. Antonio Valencia : 35,1 km/h
  4. Aron Lenon : 33,8 km/h
  5. Kristiano Ronaldo : 33,6 km/h
  6. Teo Uollkot : 32,7 km/h
  7. Lionel Mesi : 32,5 km/h
  8. Uejn Runi : 31,2 km/h
  9. Fronk Riberi : 30,7 km/h
  10. Sergio Ramos : 30,6 km/h

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh