Kuqezinjtë, për herë të parë në histori, me kualifikimin në horizont

Share Button

Euro-2015-Grupi-I

AlbanianSport.com 30.03.2015 18:15

ASNN – Fitorja e arritur të dielën në mbrëmje me Armeninë e ka vendosur Shqipërinë në një pozitë të favorshme për realizimin e ëndrrës së madhe kuqezi, që është kualifikimi për herë të parë në fazën finale të një veprimtarie madhore futbollistike, siç është në rastin aktual, Evropiani i 2016-s. Aktualisht, Portugalia mban kreun e renditjes së grupit I, me 9 pikë nga 4 ndeshje, 2 më tepër sesa Danimarka dhe Shqipëria, ndërsa Serbia dhe Armenia kanë mbetur prapa, me vetëm një pikë secila.
Me rezultatet e djeshme, ku Shqipëria mundi Armeninë 2-1 dhe Portugalia fitoi në shtëpi me të njëjtat shifra ndaj Serbisë, grupi I i Eliminatoreve të Evropianit “Francë 2016” ka nisur të përvijojë skuadrat pretendente. Me fitoren e arritur ndaj serbëve, Portugalia ka marrë kreun e renditjes së grupit, me 9 pikë nga 4 ndeshje, 2 më tepër sesa Danimarka dhe Shqipëria, ndërsa Serbia dhe Armenia kanë mbetur prapa, në dy vendet e fundit të renditjes, me vetëm një pikë secila.
Takimet e mbrëmshme shënuan edhe mbylljen e gjysmës së ndeshjeve në këtë grup, që do t’i vazhdojë ndeshjet në qershor. Nga 12 pikë të mundshme, Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Xhovani De Biazi ka marrë 7, ndërsa edhe kalendarin e takimeve të mbetura e ka në favor të saj, pasi e pret Portugalinë dhe Serbinë në fushën e vet, ndërkohë që viziton Danimarkën dhe në ndeshjen e fundit, luan në Armeni me përfaqësuesen vendase.
Kuqezinjtë ende nuk e njohin humbjen, duke patur parasysh se takimi i 14 tetorit 2014 i ua dha në tavolinë, jo në fushën e lojës, Serbisë. Të gjitha këto janë fakte që flasin në favor të realizimit të ëndrrës së madhe kuqezi, që është kualifikimi për herë të parë në fazën finale të një veprimtarie madhore futbollistike, siç është në rastin aktual, Evropiani i 2016-s, për më tepër që kualifikohen automatikisht dy vendet e para dhe vendi i tretë më i mirë i 9 grupeve, ndërsa 8 vendet e tjera të të treta, shkojnë në “play-off” për 4 biletat e mbetura.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Kombëtarja / Lista kuqezi, mes mungesave, kthimeve & suprizave

Kombëtarja / Lista kuqezi, mes mungesave, kthimeve & suprizave

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:00 ASNN – Kombëtarja, në pritje të listës kuqezi. Kthehet Manaj,

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

Kombëtarja / Tomasoni zbulon listën, Suedi “angleze” ndaj Shqipërisë

Kombëtarja / Tomasoni zbulon listën, Suedi “angleze” ndaj Shqipërisë

AlbanianSport.com 13/03/2024 23:00 ASNN – Suedi “angleze” ndaj shqipërisë. Trajneri Tomason zbulon

Legjionarët / Fundjavë e shkëlqyer kuqezi me 7 gola & dy pasime për gol

Legjionarët / Fundjavë e shkëlqyer kuqezi me 7 gola & dy pasime për gol

AlbanianSport.com 11/03/2024 13:30 ASNN – Paraqitjet e legjionarëve, Cikalleshi dhe Uzuni realizojnë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh