Sopoti / Stojku: Tirana, një kundërshtar që të motivon vetvetiu

Share Button

Gentian-Stojku-trajner

AlbanianSport.com 01.10.2014 07:35

ASNN – Ultrasit premtojnë mbështetjen e tyre maksimale në përballjen me 24 herë kampionët e Shqipërisë. Trajneri Stojku: “Një fitore me bardheblutë është një motivim më shumë për kampionatin”. Tirana do të jetë kundërshtari i librazhdasve në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja sërish do të luhet në Cërrik, në stadiumin “Nexhip Trungu”, ndërsa drejtuesit e klubit librazhdas duhet të paguajnë shumën prej 20.000 lekë të rinj për çdo ndeshje të luajtur në atë impiant.

E në këto kushte, Cërriku do të jetë shtëpia e Sopotit për të gjithë sezonin, sepse fusha e Librazhdit nuk u mor përsipër nga policia për të garantuar siguri. E jo vetëm kaq, por edhe gjendja e fushës lë për të dëshiruar, pasi ndodhet në një gjendje mjaft të keqe. Sopoti në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Butrintit, luajtur në Cërrik, ka fituar. Dhe të njëjtën gjë shpreson të bëjë edhe ndaj Tiranës në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë.

Pas marrjes së trepikëshit të parë në kampionat, lojtarët kanë një moral të lartë e shpresojnë që të kenë sukses edhe në sfidën e Kupës. Ata janë optimistë për disnivelin që kanë me kundërshtarin, por shprehen se nuk kanë gjë për të humbur dhe do të japin maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv. Kontingjenti i lojtarëve, që ka në dispozicion trajneri Magani, është shumë cilësorë. Ata po bëjnë mjaft mirë në ndeshjet e kampionatit, duke mos iu ndarë kryesimit, edhe pse diferencën për të qenë në vend të parë e bën golaverazhi.

Kjo tregon se Sopoti do ta ketë të vështirë të triumfojë, por nuk humb asgjë t’i luajë të gjitha kartat që ka në dispozicion. Edhe librazhdasit këtë sezon janë në një formë të mirë, pasi ka shumë emra të rinj në skuadër nga të cilët pritet shumë dhe shpresohet që ata të shpërthejnë në këtë supersfidë që kanë sot. Trajneri Stojku shprehet se kanë përballë një nga kundërshtarët më të fortë. “Ne do të japim maksimumin ato 90 minuta për të marrë më të mirën dhe shpresojmë tek fitorja, pasi do të na ndihmonte shumë edhe në ecurinë që do të kemi në kampionat”, – ka thënë ai.

“Çunat e kanë të qartë se çfarë skuadre kanë përballë dhe do të jenë shumë të kujdesshëm për të mos gabuar”, – ka përfunduar trajneri i Sopotit, Gentian Stojku. Në këtë ndeshje kurrsesi nuk mund të mungojnë “Ultras Sopot”, të cilët do të kenë kënaqësinë të shohin ekipin e tyre përballë një ndër skuadra më me shumë trofe dhe mbështetja e tyre do të jetë absolute dhe ky është një motivim i mirë për lojtarët.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

(Video) Hidhet shorti i gjysmëfinaleve, takimet luhet në skajet e prillit

(Video) Hidhet shorti i gjysmëfinaleve, takimet luhet në skajet e prillit

AlbanianSport.com 12/03/2024 21:10 ASNN – Kupa e Shqipërisë 2023-2024, hidhet shorti, këto janë

Shorti i gjysmëfinaleve hidhet të martën në mesditë, ndeshjet, në prill

Shorti i gjysmëfinaleve hidhet të martën në mesditë, ndeshjet, në prill

AlbanianSport.com 09/03/2024 22:10 ASNN – Kupa e Shqipërisë 2023-2024, shorti për fazën gjysmëfinale

(Video) Vllaznia, sa shumë mund për të mposhtur Erzeni, shpërthen në fund

(Video) Vllaznia, sa shumë mund për të mposhtur Erzeni, shpërthen në fund

AlbanianSport.com 06/03/2024 21:10 ASNN – Vllaznia shpërthen vetëm në shtesa. Mund Erzenin 6-1, por

Mbyllen çerekfinalet, Egnatia, Kukësi, Tirana & Vllaznia, në gjysmëfinale

Mbyllen çerekfinalet, Egnatia, Kukësi, Tirana & Vllaznia, në gjysmëfinale

AlbanianSport.com 06/03/2024 19:20 ASNN – Egnatia, Kukësi, Tirana dhe Vllaznia janë 4 gjysmëfinalistet

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh