AlbanianSport.com 30.03.2015 16:05
ASNN – Trajneri i Armenisë, Bernard Shalondë, deklaroi se skuadra e tij mund ta kishte fituar ndeshjen me Shqipërinë, sikur të mos ishte dhënë një karton i kuq për një nga lojtarët e tij.
Në minutën e 70-të, Hovhanes Hambartsumjan u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja me karton të kuq. Dhe, sipas Shalondit, kjo ndikoi që skuadra e tij ta humbasë ndeshjen.
“Luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë”, – deklaroi Shalondë, duke folur pas ndeshjes në “Elbasan Arena”. – Por, në pjesën e dytë, Shqipëria na dominoi. Gjatë pushimit mes pjesëve, u thashë lojtarëve të mi se nëse duan të fitojnë, duhet të godasin portën sërish.”
“Dhe, ne e kishim mundësinë që të fitojmë, deri në minutën e 70-të, kur lojtari ynë u përjashtua nga ndeshja”, – përfundoi Shalondë, stoli i të cilit mbetet në pikëpyetje ndërkohë që flasim.