AlbanianSport.com 29.03.2015 23:20
ASNN – Rrugët e kryeqytetit u mbushën plot e për plot me qytetarë të cilët festonin fitoren e Shqipërisë ndaj Armenisë. Flamuj të Shqipërisë valëviteshin në të gjitha anët dhe kudo të rinj brohorisnin për fitoren.
Ndërkaq edhe forcat e policisë ishin në gatishmëri të plotë për siguruar rendin, ndonëse duhet theksuar që bllokimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” solli jo pak probleme në qarkullimin rrugor dhe në vonesa në trafik.