AlbanianSport.com 29.03.2015 22:15
ASNN – Janë luajtur dje në mesditë takimet e javës së 9-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt në nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A2.
Elbasani ka korrur një fitore të rëndësishme, duke triumfuar 3-1 në Durrës ndaj Apolonisë “vendase” dhe duke u shkëputur në krye të renditjes. Kjo humbje ka bërë që fieraket të zbresin në vendin e 3-të.
Në vendin e dytë është ngjitur Korabi, që ka fituar në 3 sete ne Rrëshen ndaj Minatorit vendas dhe tashmë ka 18 pikë, 2 më tepër sesa fieraket. Në takimin tjetër të javës, Dinamo triumfoi në 3 sete në Vlorë ndaj skuadrës vendase.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e 9-të
(28 mars 2015)
Të shtunën:
Minatori – Korabi 0-3
Vlora – Dinamo 0-3
Apolonia – Elbasani 1-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
1. Elbasani 9 7 2 23-10 21
2. Korabi 9 7 2 23-14 18
3. Apolonia 9 5 4 19-13 16
4. Minatori 9 3 6 17-23 11
5. Dinamo 9 4 5 15-21 10
6. Vlora 9 1 8 10-26 5